Karakteristikat

Dokumentet e dërguara për inkaso (arkëtim) janë një instrument i dobishëm për eksportuesit, veçanërisht në transportin detar, duke marrë parasysh karakteristikat e Konosmanit – Fletës së ngarkesës së anijes.

Roli i Bankës si ndërmjetës neutral është të zbatojë kushtin që dokumentet të lirohen vetëm pas kryerjes së pagesës. Meqenëse blerësit i nevojiten dokumentet komerciale për të tërhequr mallin dhe për t’u bërë pronar i tij, ndërsa shitësi nuk dëshiron t’i dorëzojë para se të kryhet pagesa, Banka si ndërmjetës merr përsipër detyrimin të respektojë udhëzimet e marra nga shitësi në lidhje me mënyrën dhe kohën e lirimit dhe dorëzimit të dokumenteve te blerësi.

Dokumentet në inkaso nënkuptojnë blerjen e dokumenteve të paraqitura me ndërmjetësimin e Bankës nga importuesi, gjë që mundëson ndjekje të shpejtë dhe efikase dhe pagesë të eksportit/importit tashmë të kryer të mallrave, duke marrë njëkohësisht dokumentet e nevojshme për trajtimin e mëtejshëm të mallrave.
Banka si ndërmjetës siguron harmonizimin e pagesës dhe marrjes së dokumenteve.
Për qëllime të rregullativës dhe përputhshmërisë në trajtimin e dokumenteve, Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë ka lëshuar Publikimin Nr. 522, Rregullat Uniforme për Inkaso (URC 522).

Për informacione shtesë, na kontaktoni ose vizitoni degën/ekspozitën tuaj më të afërt.

Kredi të ngjashme
për nevojat tuaja