Karakteristikat

Mbështetja në kohë dhe e përshtatshme është çelësi i suksesit të çdo biznesi. Kombinimi i gamës së gjerë të produkteve financiare që ofrojmë përmes degëve tona dhe konsultimeve falas na bën partner të sigurt për çdo biznes.

Qëllimi i kredive për mjete qarkulluese është financimi i aktiviteteve aktuale të biznesit (furnizimi me materiale dhe mallra, financimi i prodhimit aktual, forcimi i likuiditetit aktual), si dhe rifinancimi i detyrimeve ekzistuese. Kreditë për mjete qarkulluese mund të miratohen me afat maturimi deri në 3 vjet, me afat dhe dinamikë të shlyerjes në përputhje me ciklin e biznesit të klientit. Shuma e kredisë dhe afati i shlyerjes do të varen nga kërkesat Tuaja.

Banka ofron llojet e mëposhtme të kredive për financimin e mjeteve qarkulluese:

Kredi me këste mujore të barabarta (deri në 36 muaj) – kredi në denarë, kredi në denarë me klauzolë valutore, kredi valutore.
Kredi rrotulluese (deri në 24 muaj) – kredi në denarë, kredi në denarë me klauzolë valutore, kredi valutore. Ato përdoren suksessivisht, në transhe, dhe gjatë periudhës së përdorimit klienti ka të drejtë për ripërdorim të transheve të kredisë, pas shlyerjes së çdo transhe individuale, me kusht që shuma totale e transheve të përdorura të mos e tejkalojë kredinë rrotulluese të dakorduar.
Sigurimi për kredinë: Sipas politikës kreditore të Bankës.
Kompania juaj gjithashtu mund të përdorë kredi për kapital qarkullues nga linjat e kreditit që ofron Banka.

Për informacione shtesë, na kontaktoni ose vizitoni degën/zyrën më të afërt.

Kredi të ngjashme
për nevojat tuaja