Pagesat Brenda Vendit

Mund të realizosh transferet e tua kreditore me para në dorë ose pa para në dorë në të gjitha degët/ekspoziturat e Bankës.

Kurseni kohë dhe para duke paguar përmes e-bankingut në çdo kohë dhe nga çdo vend. Pagesat e brendshme mund të kryhen edhe përmes bankomatëve të Halkbank.

Aktivizo një urdhër të përhershëm dhe Banka, në emrin tënd, do të kryejë në kohë pagesat nga llogaria jote – faturat e shërbimeve komunale dhe pagesat e tjera, kredinë ose kartën e kreditit, transferet e depozitave të tua.

Plani i Terminit

Pranimi i urdhërpagesave në pagesat vendore në formë letre me afat ekzekutimi ditën e njëjtë përmes sporteleve të Halkbank AD Shkup Pranimi i urdhërpagesave në pagesat vendore me afat ekzekutimi ditën e njëjtë përmes sistemit të bankimit elektronik dhe mobil dhe sistemit të Postës së Maqedonisë së Veriut
E hënë–E premte E shtunë* E hënë–E premte E shtunë
KIBS nga 08:30**
deri në 14:00
/ deri në 14:20 /
MIPS
(përjashtuar PP53)
nga 08:30**
deri në 16:00
/ deri në 16:20 /
MIPS PP53 nga 08:30**
deri në 15:30
/ deri në 15:30 /
Kliring i brendshëm dhe
Transaksione me para në dorë
 (depozita dhe tërheqje)
nga 08:30**
deri në 16:15**
nga 09:00**
deri në 16:45**
deri në 20:00 deri në 20:00
* E shtuna vlen vetëm për degët Ramstore, Cevahir, Retail Point Park, Diamond dhe Ohrid Mall; për degën e Aeroportit Ndërkombëtar e shtuna është ditë jo pune.
Në ditët e punës:
** Dega e Aeroportit Ndërkombëtar fillon në 08:00, përfundon në 15:30
   Dega Retail Point Park fillon në 09:00, përfundon në 16:45
   Degët Ramstore, Cevahir, Diamond dhe Ohrid Mall fillojnë në 10:00, përfundojnë në 17:45
Pranimi i urdhërave elektronikë me datë vlere të ardhshme – deri në 20 ditë kalendarike paraprakisht

Urdhërpagesa

Ju keni mundësinë të shkarkoni (download) dhe plotësoni vetëm pjesën e sipërme të urdhërpagesës në format PDF, me futje elektronike të të dhënave (Adobe Acrobat Reader).
Formulari duhet të shtypet në një fletë të bardhë letre A4. Dy formularë të plotësuar identikisht në format A5 do të shtypen në fletë.
Dy urdhërpagesat identike duhet të nënshkruhen nga personi i autorizuar për përdorimin e llogarisë së pagesës - një kopje për Përdoruesin dhe tjetra për Bankën.
Dy urdhërpagesat identike i dorëzohen Bankës për verifikim, e cila konfirmon marrjen e urdhërpagesës.

Transferim kreditor në denarë - KTD

Transferim kreditor drejt përdoruesve buxhetorë - KTB

Transferim kreditor jashtë vendit - KTS

Futja e parave të gatshme - VG

Tërheqja e parave të gatshme - PG

Transferim kreditor përmbledhës - ZKT