Shpenzo dhe kurse me produktin e ri
nga Halkbank AD Shkup!

  • Produkti E-Arkë Kursimi mund të hapet duke lidhur një ose më shumë karta debiti nga Halkbank
    (Mastercard Debit, Mastercard World Debit, Visa PayWave Electron, Visa Platinum dhe Halk Ez)
  • Produktet aktive E-Arkë Kursimi që tashmë janë të lidhura vetëm me një kartë debiti
    mund të lidhen edhe me karta debiti shtesë

Përparësitë

Me çdo transaksion të kryer me kartat Mastercard Debit, Mastercard World Debit, Visa PayWave Electron, Visa Platinum dhe Halk Ez të Halkbank në terminalet POS dhe terminalet virtuale POS të çdo banke, një shumë e caktuar e shtuar mbi shumën e transaksionit POS do të transferohet në një llogari kursimi të veçantë të klientit (llogari depozite e destinuar ekskluzivisht për këtë lloj kursimi).

Si
funksionon?

Karakteristikat

Norma e interesit: 1.00%
Shuma minimale për hapjen e produktit: 100 MKD
Mënyra e pagesës së interesit: në fund të periudhës së maturimit
Tipi i normës së interesit: fikse
Afati i maturimit: 12 muaj
Metoda e llogaritjes së interesit: proporcionale (28-31/365-6)
Rinovimi: Në maturim depozita nuk rinovohet, sipas marrëveshjes
Tërheqje e pjesshme e fondeve: Ekziston mundësia për tërheqje të pjesshme nga depozita para datës së maturimit (deri në shumën minimale të hapjes). Pjesa e tërhequr llogaritet me interes sipas shikimit pra 0%, ndërsa pjesa e mbetur llogaritet me interes sipas marrëveshjes.
Depozita shtesë: Vetëm përmes transaksioneve të kryera me kartat e debitit të Halkbank. Depozitat shtesë në sportel, urdhër të përhershëm ose bankim elektronik nuk lejohen.
Përfundim i parakohshëm: Në rast të përfundimit të parakohshëm të depozitës, banka llogarit interes sipas shikimit sipas Vendimit për normat pasive të interesit të Bankës pra 0%.