Nënshkruani kartën tuaj në pjesën e nënshkrimit menjëherë pas marrjes.
Kujdes kontrolloni faturat mujore për kartat tuaja të kreditit edhe nëse nuk e keni përdorur kartën ndonjë muaj.
Në rast se dyshoni se ndonjë transaksion nuk është kryer nga ju, njoftoni menjëherë ose vizitoni ndonjë
degë tonën për të verifikuar vlefshmërinë e transaksionit.
Ju lutemi njoftoni me kohë Bankën për ndryshimet tuaja personale (mbiemër, adresë, kontakt telefonik etj.).
Kujdes ndiqni proceset gjatë pagesës me kartën tuaj dhe insistoni që karta të ju kthehet menjëherë pas përfundimit të transaksionit.
Ruani kopjen e konfirmimit për transaksionin e realizuar.
Mos e zbuloni numrin e kartës tuaj përmes telefonit përveç nëse flisni me një person të autorizuar nga Banka.
Mos e zbuloni PIN kodin tuaj dhe ruajeni veçmas nga karta juaj.
Para përdorimit të kartës në bankomat, sigurohuni që nuk ka askënd pas jush.
Ndiqni udhëzimet të shfaqura në ekranin e bankomatit.
Mos pranoni ndihmë nga persona të tjerë gjatë përdorimit të kartës në bankomat.
Nëse nuk jeni të sigurt për vlefshmërinë e ndonjë bankomati, largohuni menjëherë nga lokacioni.
Në rast se karta juaj vidhet ose humbet, kontaktoni menjëherë në këto numra 02/3296-330 ose në email help24@halkbank.mk
Kontrolloni vlefshmërinë e kartës tuaj. Kur karta skadon, Banka automatikisht lëshon një të re. Kartën e re mund ta merrni në fund të muajit kur skadon e mëparshmja.
Kujdesuni për sigurinë e kartës suaj të kreditit. Mos e ekspozoni në vende ku mund të vidhet dhe mos ia jepni personave të tjerë.
Nëse gaboni PIN kodin tri herë, karta juaj e kreditit do të merret. Për ta marrë përsëri, ju lutemi drejtohuni në Bankë.
Gjatë përdorimit të bankomatit, nëse nuk i tërhiqni paratë ose kartën brenda 20 sekondave, bankomati për arsye sigurie do t’i tërheqë përsëri.
Ruani raportet nga bankomatët dhe krahasojini me faturën e marrë nga Banka. Nëse ndonjë shumë nuk është e saktë ose ka dyshime, ju lutemi njoftoni menjëherë Bankën.
Kryeni kontroll të konfirmimeve nga transaksionet e realizuara dhe shumave në terminalet POS që përdorni për pagesë, me qëllim të verifikimit të transaksionit që do të pasojë.

Pagesat në internet

  • Bleni tek tregtarët për të cilët keni informacion se ekzistojnë.
  • Mos shkruani të dhënat e PIN-it. Sigurohuni që të dhënat e kartës suaj të jenë të mbrojtura para kryerjes së transaksionit.
  • Në këndin e majtë të faqes web duhet të ekzistojë simboli lock ose caps lock që konfirmon se faqja është e sigurt. Gjithmonë lexoni Procedurën e dorëzimit në faqen web ku kryeni pagesën në internet.