Karakteristikat

Garancia bankare është një instrument sigurie për pagesën dhe përfaqëson një detyrim të pakthyeshëm të Bankës për të paguar një shumë të caktuar parash, por jo më shumë se shuma e garancisë, në rast të mosrealizimit të detyrimeve të përcaktuara në garanci nga aplikuesi. Banka lëshon garanci në valutë të huaj në favor të përfituesit me kërkesë të klientit dhe do të kryejë pagesën kur përfituesi paraqet kërkesë për arkëtim në Bankë brenda afatit të përcaktuar dhe kur kushtet e garancisë janë përmbushur.

Banka i shërben klientëve të saj në varësi të kërkesave të tyre, dhe në përputhje me rregulloret ligjore në fuqi dhe rregullat ndërkombëtare.
Kur hapet një garanci nga Banka në favor të përfituesit, dërgohen mesazhe autentike SWIFT, me qëllim të garantimit të vlefshmërisë së mesazhit.
Halkbank SHA Shkup ofron mundësinë e përdorimit të disa llojeve të garancive bankare dhe vepron si partneri juaj me përvojë shumëvjeçare në operacionet dokumentare, duke ofruar zgjidhje shumë profesionale dhe të përshtatura.
Ky instrument është i rregulluar ndërkombëtarisht nga Rregullat Uniforme për Garancitë me Kërkesë, Revizioni 2010, Botimi Nr. 758 i ICC, i lëshuar nga ICC në Paris.

Për informacione shtesë, na kontaktoni ose vizitoni degën/zyrën më të afërt.

Kredi të ngjashme
për nevojat tuaja