Pa kosto

për përpunim

Norma interesi

të volitshme

Opcione fleksibile për

sigurim jete

Kushtet e përgjithshme

Bëhu pronar i shtëpisë së ëndrrave tuaja me Kredinë Hipotekare nga Halkbank SHA Shkup

Shuma deri në 400.000 EUR
Afati maksimal deri në 360 muaj
Periudhë faljeje 12 muaj
Norma e interesit

3,4% normë interesi fikse për 5 vitet e para, ose 3,6% normë interesi fikse për 10 vitet e para,

3 pikë përqindjeje + 2.519% normë variabël mbi Euribor‑in 6‑mujor për periudhën e mbetur (5.519%), jo më pak se 5%.

Nëse Euribori 6‑mujor është negativ, ai llogaritet i barabartë me 0.

Tarifa për përpunimin e kredisë: 0% e shumës së kredisë
Aftësia kreditore deri në 45% të të ardhurave mujore (me mundësi për bashkë‑kredimarrës)
Sigurimi:
Hipotekë mbi pasuri të paluajtshme, fletë premtimi dhe deklaratë për fletë premtimi.

Për marrësit e pagës në Halkbank AD Shkup ose personat që do ta transferojnë pagën në Halkbank AD Shkup.

Për të punësuarit në institucionet financiare, kompanitë e IT-së dhe kompanitë anëtare të MASIT-it, të cilët e marrin pagën përmes Halkbank AD Shkup: normë interesi fikse prej 3% për 10 vitet e para, ndërsa për pjesën e mbetur të periudhës 2,277 pikë përqindjeje + Euribor 6-mujor, i cili aktualisht është 2,519% (gjithsej 4,796%), por jo më pak se 4,3%.

Shpenzimet e kredisë

  • 450 MKD – kontroll në Byro Krediti (tarifa paguhet para disbursimit të kredisë dhe nuk paguhet për kërkesat e refuzuara ose të anuluara)
  • 500 MKD – aplikim për kredi
  • Shpenzim për policën e sigurimit të jetës të lëshuar nga Triglav Sigurime – Jetë AD Shkup, me mundësi për pagesë të njëhershme ose mujore të primit (shuma e shpenzimit për policën varet nga tarifa e Triglav Sigurime – Jetë AD Shkup dhe parametrat individualë të kredimarrësit) 

Opsione për Sigurimin
e Jetës

Ризико осигурување на живот на корисници на кредит со еднократна уплата на премија

  • Shuma e primit përcaktohet në bazë të shumës së kredisë së lëshuar dhe moshës së kredimarrësit, në përputhje me tarifën e siguruesit Triglav Sigurime Jetë AD Shkup.
  • Shuma e siguruar mund të jetë nga 60% deri në 100% e shumës së kredisë së disbursuar dhe zvogëlohet çdo vit, sipas planit të amortizimit të kredisë.
  • Me kërkesë të klientit, në policë mund të përfshihet edhe një person tjetër i lidhur me kredinë si garant / nënshkrues / bashkë‑kredimarrës.

Ризико осигурување на живот на корисници на кредит со месечна уплата на премија

  • Shuma e primit përcaktohet në bazë të shumës së kredisë së lëshuar dhe moshës së kredimarrësit, në përputhje me tarifën e siguruesit Triglav Sigurime Jetë AD Shkup.
  • Shuma e siguruar mund të jetë nga 60% deri në 100% e shumës së kredisë së disbursuar dhe zvogëlohet çdo vit, sipas planit të amortizimit të kredisë.
  • Me kërkesë të klientit, në policë mund të përfshihet edhe një person tjetër i lidhur me kredinë si garant / nënshkrues / bashkë‑kredimarrës.

Осигурување на живот со фиксна осигурена сума во случај на смрт со 30% поврат на платената премија на истек на полисата

  • Shuma e siguruar mund të jetë e barabartë ose deri në 60% të shumës së kredisë së disbursuar dhe mbetet fikse për gjithë kohëzgjatjen e kredisë. Me përfundimin e shlyerjes së kredisë banimore, klienti merr një rimbursim prej 30% të primit të paguar.
  • Pagesa mujore e primit: sigurimi fillon të vlejë nga kësti i parë i paguar.
  • Në rast vdekjeje të të siguruarit gjatë periudhës së sigurimit, siguruesi angazhohet t’i paguajë Bankës shumën e siguruar për rastin e vdekjes, pa marrë parasysh numrin e kësteve të paguara.

Осигурување на живот со штедење со двојна осигурена сума во случај на смрт за кредити со рок на отплата до 25 години

  • Shuma e siguruar mund të jetë e barabartë ose deri në 60% të shumës së kredisë së disbursuar dhe mbetet fikse gjatë gjithë afatit të kredisë. Me përfundimin e shlyerjes së kredisë, klienti merr një rimbursim prej 50% të shumës së siguruar.
  • Pagesa mujore e primit: sigurimi fillon të vlejë nga kësti i parë i paguar;
  • Në rast vdekjeje të të siguruarit gjatë periudhës së sigurimit, siguruesi angazhohet t’i paguajë Bankës shumën e siguruar për rastin e vdekjes, pa marrë parasysh numrin e kësteve të paguara.
  • Sigurim: Hipotekë mbi pasuri të paluajtshme, menicë dhe deklaratë menice.
  • Tarifa për shlyerje të parakohshme të kredisë: Për shlyerje të parakohshme të kredisë, Banka llogarit dhe ngarkon një tarifë njëherëshe prej 3% të shumës së shlyerur nëse pagesa bëhet përmes rifinancimit me kredi nga një bankë tjetër, ose 0% nëse pagesa bëhet nga mjetet vetjake. Për çdo shlyerje të parakohshme, kredimarrësi duhet ta njoftojë Bankën 7 (shtatë) ditë para datës së pagesës. Tarifa ngarkohet nëse kredimarrësi ka vendosur një marrëveshje hipoteke me prioritet të mëvonshëm për kohëzgjatjen e marrëveshjes së kredisë. Kredimarrësi duhet ta paguajë këtë tarifë menjëherë pas marrjes së llogaritjes nga Banka. Personat përgjegjës të Bankës për likuidimin e kredisë janë të detyruar që ditën pas pranimit të mjeteve nga shlyerja e parakohshme të verifikojnë pasurinë e paluajtshme përmes Kadastres së RM me fletën më të re të pronësisë.

* 4,41% NVKT për një kredi prej 75,000 EUR, normë interesi fikse 3.6% për 10 vitet e para, 5.519% variabël për periudhën e mbetur, afat shlyerjeje 360 muaj, tarifë aplikimi 500 MKD, tarifë kontrolli në Byro Krediti 450 MKD.

* Në shembullin e dhënë për NVKT, polica e sigurimit të jetës nuk është përfshirë në llogaritje.

* Norma vjetore e kostove totale (NVKT) ndikohet nga afati i shlyerjes së kredisë, shuma e kredisë, shpenzimet e lidhura me kredinë që përfshihen në llogaritjen e NVKT, norma e interesit të kontraktuar dhe kostoja e policës së sigurimit.

Kredi të ngjashme
për nevojat tuaja