Më shpejt drejt çdo vendi në botë.
Me Western Union ju ofrojmë mundësinë për transfer të shpejtë parash përmes Degëve të Halkbank!
HALKBANK SHA Shkup është agjent i autorizuar i Western Union për territorin e Republikës së Maqedonisë.
Thjesht dhe sigurt pranoni ose dërgoni para kudo në botë! Western Union në Maqedoni punon ekskluzivisht me EUR.
Shërbimi Western Union është në dispozicion përmes 38 pikave, në çdo Degë të Halkbank SHA Shkup.
38 degët do t’i përcjellin shpejt dhe me efikasitet mjetet tuaja në destinacionin e dëshiruar.
Shërbimi për tërheqje mjetesh është i disponueshëm edhe pasdite përmes Degës në Ramstore Mall çdo ditë deri në orën 22:00!
Me Halkbank jeni më shpejt në çdo vend të botës! Vizitoni degën më të afërt të Halkbank dhe bëhuni pjesë e historisë së suksesshme të Western Union.
Dërgimi i parave:
- Thjesht shkoni në një nga lokacionet e Halkbank SHA Shkup dhe plotësoni formularin për dërgim parash.
- Dorëzoni formularin e plotësuar tek operatori dhe merrni konfirmim me numër kontrolli.
- Njoftoni marrësin për transferin (kush i dërgon paratë, shuma dhe patjetër komunikoni numrin kontrollues).
- Paratë mund të paguhen menjëherë personit që keni caktuar si marrës.
Pranimi i parave:
- Konfirmoni që paratë janë dërguar përmes një agjenti të Western Union.
- Dërguesi duhet t’ju njoftojë kur i ka dërguar paratë dhe sa është shuma.
- Pasi të jeni njoftuar për transferin, shkoni në një nga lokacionet e Halkbank SHA Shkup. Konfirmoni identitetin tuaj dhe plotësoni formularin për tërheqje parash.
- Nëse të dhënat e transferit përputhen me të dhënat e identifikimit personal dhe numri kontrollues është i saktë, paratë do t’ju paguhen menjëherë.
Dokumentet e identifikimit me të cilat mund të tërhiqni ose dërgoni mjete janë ekskluzivisht letërnjoftim ose pasaportë e vlefshme për rezidentët, ndërsa vetëm pasaportë e vlefshme për jorezidentët.
Transferi nuk do të kryhet nëse:
- Dokumenti i identifikimit ka skaduar
- Transferi nuk është në emrin tuaj
- Në të dhënat për emrin dhe mbiemrin mungon ose është shtuar edhe një mbiemër (nëse keni dy mbiemra ose emër të babait)
Kufizime ligjore:
- Shuma maksimale që mund të dërgohet nga Maqedonia në një vend tjetër është 2.500,00 euro nga një person fizik në një muaj
- Shuma maksimale që mund të tërhiqet në Maqedoni është 5.000,00 euro në ditë nga një person fizik
SHËNIM:
Nëse paratë i tërhiqni / dërgoni nga ndonjë vend tjetër, jashtë lokacioneve të përmendura, HALKBANK nuk mban asnjë përgjegjësi dhe nuk pranon asnjë ankesë për atë transfer.
Për më shumë informacione kontaktoni në 02/ 31 31 889