28.09.2018

Pako Studentore

Të nderuar studentë,

Halkbank AD Skopje po vazhdon me avancimin e shërbimeve me qëllim të përmbushjes së nevojave tuaja të përditshme.

Me shumë kënaqësi Ju njoftojmë mbi ofrimin e pakos studentore dedikuar për të gjithë studentët në Republikën e Maqedonisë e cila pako ofron shumë beneficione dhe privilegje.

Pakoja studentore ofron mundësi ekskluzive për tërheqjen e parave të gatshme (kesh) pa kompenzim me kartelën debitore Visa PayWave nga të gjithë bankomatët në vend dhe jashtë vendit. Pakoja ofron përdorimin e bankingut elektronik dhe bankingut mobile pa kompenzim dhe pa shpenzime për mirëmbajtjen e llogarisë transakcionale.

Kjo pako ju dedikohet të gjithë studentëve të moshës nga  18 deri 24 vjet të cilët gjatë aplikimit duhet të paraqesin edhe indeks të vlefshëm.


Më tepër informacione në lidhje me kushtet dhe karakteristikat e pakos studentore mund të lexoni në këtë link.

Me respekt,
E juaja Halkbank AD Skopje                                                             


E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.