27.03.2019

Prej tash, pensionet përmes Halkbank saktë në ditën e 1-rë të muajit

Halkbank AD Skopje i njofton klientët e saj, pranues të pensionit përmes Halkbank, se arkëtimi i pensioneve prej tash do të kryhet në ditë e 1-rë të muajit në llogarinë e tyre bankare në denarë.

Nëse dita e parashikuar qëllon të jetë ditë fundjave, atëherë arkëtimi zhvendoset për ditën e ardhshme të punës.

Kjo risi vlen duke filluar nga 1 prilli dhe me këtë në faktikisht garantohet arkëtimi i rregullt i pensionit në ditën e 1-rë të muajit për të gjithë pensionistët që pensionin e tyre e marrin nga Fondi për sigurim pensional dhe invalidor, kurse janë klientë të Halkbank.

Përparësi shtesë për pranuesit e pensionit përmes Halkbank është edhe pakoja unike pensionale e cila përfshin kartelë debitore për tërheqjen e mjeteve nga bankomatët e të gjitha bankave në RM pa shpenzime, mundësi për shfrytëzimin e tejkalimit (limitit) të lejuar në llogarinë transakcionale dhe limit në kartelën kreditore deri në dy pensione, mundësi për pagesën e faturave për shërbime komunale (ujë, rrymë, ngrohje etj) pa komision, si dhe mundësi për kredi konsumatore me afat të shlyerjes deri në arritjen e moshës 75 vjeçare të bartësit të pensionit.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.