02.02.2016

Mirsëvini në hapësirat e reja të degës së Halkbank në komunën e Karposhit!

Ju ftojmë të na vizitoni në lokacionin e ri të degës në Komunën e Karposhit, në bul. Partizanski Odredi nr.102, në pamje të re, duke bërë edhe një hap përpara drejt arritjes së qëllimit të saj, të jemi sa më afër klientëve tanë dhe në mënyrë kualitative t’ju përgjigjemi nevojave të përditshme bankare të qytetarëve dhe afaristëve.

Me modernizimin e kësaj dege vazhdojmë të punojmë në pajtim me strateginë tonë, vazhdimisht duke i përcjellur risitë dhe arritjet bashkëkohore të botës bankare, njëherit duke i implementuar me kohë në punën e përditshme nëpër degët tona.

Nëpërmjet modernizimit të degëve ekzistuese dhe hapjen e degëve të reja në lokacione tërheqëse, Banka vazhdimisht kujdeset për klientët ekzistues dhe ata potencial që t’ju mundësojë shërbim kualitativ dhe me kohë në ambient të këndshëm, njëherit duke i plotësuar të gjitha kërkesat e tyre bankare.

Në degën e re do të jenë në dispozicion të gjithë produktet dhe shërbimet e HALKBANK A.D. Skopje (depozitat, qarkullimi pagesor në vend dhe jashtë vendit, bankingu elektronik, kreditimi i personave juridikë dhe fizikë, transfer të shpejtë të parave nëpërmjet Western Union, lëshimin e kartelave pagesore VISA, MasterCard, Maestro dhe Pay Pass dhe etj.), do të prezantohen të gjithë risitë që Banka në vazhdimësi i implementon në treg, dhe para së gjithash, do të ndërtohen relacione të afërta dhe kualitative me të gjithë klientët ekzistues dhe të ri.

HALKBANK A.D. Skopje në fund të vitit 2015 arriti numrin prej 34 degëve në gjithsej 19 qytete në Maqedoni. Në këtë mënyrë kontribuoi për një rritje të vazhdueshme dhe hapje të vazhdueshme të vendeve të reja të punës.

Me respekt,
Halkbank А.D. Skopje

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.