08.07.2016

Halkbank AD Skopje partner i Kampit të Hendbollit “Kiril Llazarov 7”

Halkbank AD Skopje si Bankë që shfaq interes dhe mbështetje të madhe për sportin në vend edhe njëherë dha kontributin e saj për zhvillimin e sportit dhe shprehive të shëndosha, posaçërisht tek gjeneratat e reja. 

Mbështetja e një evenimenti siç ishte Kampi i Hendbollit “Kiril Llazarov 7”  i cili përfundoi më 30 qershor 2016, është edhe një projekt me sukses për zhvillimin dhe nxitjen e sportit dhe mbështetje të talentëve të sportit në vend, pas të cilëve qëndron Halkbank AD Skopje si sponzor-partner i kampit.

Sportisti më i mirë në Maqedoni, Kiril Llazarov, për herë të dytë këtë vit në organizim të agjencisë KMG Sport e promovoi kampin e vet të hendbollit „Kiril Llazarov 7“.

 Kampi u mbajt në hotelin „Akvalina“ në Ohër,  në dy turne prej 17-23 dhe 24-30 qershor, kurse pjesëmarrësit e kampit ishin fëmijë nga Maqedonia, por edhe nga nëntë vende të tjera si nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Franca, Suedia, Islanda, danimarka, Sllovenia, mali i Zi dhe Rumania.

‘’Kemi kënaqësinë e veçantë të jemi pjesë e këtij projekti në krye me njërin prej sportistëve më të dalluar në vend, Kiril Llazarov, ku përveç selektimit të lojtarëve të rinj dhe me shpresë, kujdes të veçantë i përkushtohet edhe  superstrukturës në pjesën e sportit, edukimit për ushqim të shëndetshëm dhe bon-ton sportiv”, njoftojnë nga Halkbank.

Përtej përkrahjes financiare të kampit, Halkbank ju dhuroi edhe dhurata simbolike fëmijëve-pjesëmarrës të cilët e festuan ditëlindjen e tyre gjatë kohës së kampit – libreza kursimi për fëmijë me deponim fillestar me qëllim të stimulimit të kursimit për fëmijë.

Kjo paraqet edhe një lëvizje jashtëzakonisht të rëndësishme shoqërore, kurse mbështetja nga institucione dhe partnerë si Halkbank ka rëndësi të veçantë në realizimin e të njejtave.

      

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.