19.05.2016

Hapje solemne e degës së Halkbank AD Skopje në Radovish

Më 17 maj 2016, Halkbank AD Skopje solemnisht e hapi degën e saj të re në Radovish, duke zgjeruar edhe më tej rrjetin e saj të degëve në vend nëpërmjet hapjes së degëve të reja dhe moderne.

Deri më tash, rrjeti i degëve të Halkbank numëron 34 degë, përfshirë edhe degën e re në Radovish. Të gjithë degët e Bankës janë tërësisht të pajisura për tu përgjigjur nevojave të qytetarëve dhe bizneseve në mënyrë kualitative dhe konzistente.

Ceremonia me rastin e hapjes së degës në Radovish filloi në ora 13 në prezencën e shumë mysafirëve të dalluar, ndër të cilët ishin edhe Këshilltari Kryesor për Tregti në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Maqedoni, z-ri Bunjamin Kutllu, prefekti i Komunës së Radovishit, z-ri Sashko Nikollov dhe z-ri Furkan Çako, ministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, si dhe numër i madh përfaqësuesish të komunitetit afarist në vend dhe klientë të Halkbank AD Skopje.

Drejtori Kryesor Ekzekutiv i Halkbank AD Skopje, z-ri Nexhdet Pallakçi e hapi ceremoninë dhe iu drejtua të mysafirëve të pranishëm, duke iu falemnderuar për prezencën dhe mbështetjen e tyre për rritjen e Bankës.

Pas fjalimit të tij, z-ri Bunjamin Kutllu dhe z-ri Sashko Nikollov gjithashtu mbajtën fjalim të shkurtër para mysafirëve të pranishëm, kurse pastaj filloi edhe prerja solemne e shiritit të kuq, me çka u shënua hapja zyrtare e degës në qendër të Radovishit.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.