07.03.2016

HALKBANK prezente në Panairin për Ndërtimtari

Të nderuar,

Halkbank AD Skopje iu falemnderohet të gjithë vizitorëve që erdhën të na vizitojnë në Panairin për Ndërtimtari që u mbajt prej 01 deri 5 mars 2016 në Metropolis Arena, me qëllim njohjen me kushtet tërheqëse të produkteve tona kreditore dhe debitore.

Duke shqyrtuar ofertën e pasur dhe të larmishme të banesave, vizitorët kishin mundësi që menjëherë të marrin edhe zgjidhje përkatëse edhe ofertë financiare nga ana e përfaqësuesve të Halkbank, të cilët përveç pranë shtandit të Bankës, ishin prezent edhe në shtandet e kompanive të ndërtimit GoldenArt, Trim&Lum, Dabar, ZSF dhe Fabrika Karposh Skopje.

Shtëpia personale është dëshirë e çdo personi. Halkbank AD Skopje nëpërmjet solucioneve përkatëse financiare e bëri dëshirën tuaj më lehtë të realizueshme. Me qëllim vendosjen e lidhjeve të përhershme me klientët, banka krijoi kredi banimi kushtet e së cilës janë dedikuar për arritjen e dëshirave Tuaja.

Halkbank AD Skopje në vitin e kaluar u tregua si Bankë që vazhdimisht rritet dhe e përforcon pozitën e saj në treg, nëpërmjet inovacionit dhe qasjes deri te klientët, në mënyrë të vazhdueshme duke e zgjeruar rrjetin e saj të degëve dhe duke pasuruar paletën e produkteve që i përmbushin nevojat e të gjithë qytetarëve.

Të gjithë Ju që nuk arritët të na vizitoni, por jeni të interesuar për shërbimet dhe produktet tona, ju ftojmë të na vizitoni në degët tona dhe më detajisht të njiheni me kushtet dhe përparësitë që i ofron Halkbank.

Ju e keni rradhën!

E juaja,
Halkbank.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.