21.03.2016

HALKBANK AD, Skopje me ofertë tërheqëse për panair do të paraqitet në Panairin e 42-të për Mobilje

HALKBANK AD, Skopje përzemërsisht ju fton të na vizitoni në Panairin e 42-të për Mobilje i cili do të mbahet prej 22 – 27 Mars në Panairin e Shkupit dhe të na jepni mundësi që t’ju njoftojmë me kushtet tërheqëse të ofertës tonë speciale të dizajnuar enkas për panair.

HALKBANK AD, Skopje si njëra ndër bankat lider në sektorin bankar disa vitet e fundit në pjesën e kreditimit të popullsisë, me prezencën e saj do ta shënojë Panairin e sivjetshëm për Mobilje me ofertë speciale për panair për pjesë të produkteve të saj të cilët do të ofrohen me normë të shkëlqyeshme interesi dhe me periudhë promocionale për panair me 0% kompenzim për përpunimin e kredive. Si pjesë përbërëse të kësaj oferte gjenden këto produkte:

  • Kredi konsumatore me 6% normë vjetore nominale të ndryshueshme interesi dhe pa kompenzim për përpunim deri më 31.03.2016 për shuma deri më 120.000,00 MKD;
  • Kredi konsumatore me klauzolë devizore me 7,7% normë nominale vjetore të ndryshueshme interesi dhe pa kompenzim për përpunim deri më 31.03.2016 për shuma deri 14.500,00 EUR dhe
  • Eko kredi konsumatore me 5,5% normë vjetore nominale të ndryshueshme interesi dhe pa kompenzim për përpunim deri më 31.03.2016 për shuma deri 10.000,00 EUR, dedikuar për nxitjen e shfrytëzimit të burimeve të ripërtritshme të energjisë dhe realizimin e kursimit të konsiderueshëm të energjisë elektrike.

Detyra juaj këto ditë është të përkushtoheni në zgjedhjen e pjesëve nga mobiljet që në mënyrë të përkryer do të përshtaten në ambientin e shtëpisë suaj, kurse detyra jonë do të jetë, që të njejtat ti keni në dispozicion me kushte të volitshme, të cilat do të përshtaten të gjitha dëshirave dhe nevojave Tuaja.


 

Ju e keni rradhën!

E juaja,
Halkbank А.D. Skopje

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.