09.05.2016

Ekipi i Halkbank me pjesëmarrje në Viz Er Maratonën e Shkupit

Ekipi i Halkbank më 8 maj, të dielen, mori pjesë dhe me sukses e mbaroi shtegun e Viz Er Maratonën e Shkupit dhe dëshmoi se puna e zyres e bankierëve nuk i ndalon të qenurit në formë të mirë dhe me kondicion të shkëlqyeshëm.

Më tepër se 30 të punësuar të Halkbank ishin pjesë e vrapimit në 5 km, kurse kolegët e tjerë i inkurajonin vrapuesit e tjerë të maratonës nëpër rrugët e Shkupit.

Për vendin e grumbullimit të ekipit të Halkbank shërbeu dega e Halkbank në Qendër, afër Kuvendit të Qytetit dhe në afërsi të Portës Maqedonia si vend startues i vrapimit. Në orët e hershme të mëngjesit ekipi i Halkbank pas përgaditjeve të shkurtra ishte i gatshëm për fillimin e vrapimit. Bashkarisht me 7.000 pjesëmarrës të tjerë të maratonës së sivjetshme, ekipi i Halkbank vrapoi nëpër rrugët e Shkupit dhe e mbaroi vrapimin me rezultate solide.

Halkbank vazhdimisht kujdeset për shëndetin dhe shprehitë e shëndosha te të punësuarve të saj, nëpërmjet involvimit të vazhdueshëm të punësuarve të saj në aktivitete të ndryshme sportive dhe ekipore.

Në pjesën e përgjegjësisë sociale, Halkbank vazhdimisht e vendos sportin në qendër të vëmendjes dhe jep mbështetje për shumë ngjarje me karakter sportiv, duke kontribuar për zhvillimin e sportit në vend.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.