Informacione

Informacione të përgjithshme

Halkbank AD Skopje ofron kredi banimi për persona fizikë që janë në marrëdhënie të rregullt pune. Kredinë mund ta shfrytëzoni për blerjen e banesës ose blerjen e hapësirës afariste si dhe për rifinancimin e ekspozimeve tuaja në bankat tjera në bazë të kredisë së banimit. Halkbank AD Skopje ofron kredi të volitshme banimi që i përshtaten nevojave Tuaja.

Përparësitë

Përparësitë

Kredinë që ofron Halkbank AD është me normë më të ulët të interesit, afati kohor i shlyerjes është deri 240 muaj, normë të ulët të shpenzimeve të përgjithshme të kredisë dhe shumë lehtësira sa i përket kolateralit (sigurimit).

Norma e interesit

Norma e interesit dhe shpenzimet

  • Shuma: deri 200.000 EUR
  • Afati maksimal: 360 muaj
  • Grejs periudha: deri 12 muaj
  • Norma e interesit me pagë në Halkbank AD: 
    • 3,50% normë fikse interesi për 3 vitet e para,
    • 4,80% normë fikse interesi për 2 vitet e ardhshme,
    • 5,80 pp + normë të ndryshueshme interesi të Euriborit 6 mujor për periudhën e mbetur, por jo më të ultë se 5,80% (SVT 5,23%)
  • Norma e interesit pa pagë: 
    • 7,00 pp fikse + normë të ndryshueshme interesi të Euriborit 6 mujor, por jo më të ultë se 7,00%
  • 1%  kompenzim për shqyrtimin e kredisë.
  • Promocion: 0% kompenzim për shqyrtimin e kredisë deri më 15.12.2019
  • PA shpenzime për vlerësimin e pronës
  • Shpenzimet për kredinë : 200,00 MKD  (kompenzimi paguhet nëse kredia aprovohet), fletëkambial, shpenzime noteri.
  • Komisioni për shlyerje të parakohshme të kredisë:
    Për shlyerje të parakohshme të kredisë Banka përllogarit dhe faturon kompenzim të njëfishtë prej 3% të vlerës së shumës së paguar të parakohshme, nëse pagesa bëhet me anë të rifinancimit me kredi nga banka të tjera, respektivisht 0% nëse pagesa kryhet nga mjetet vetanake. Për çdo pagesë të parakohshme, përdoruesi i kredisë është i obliguar që ta njoftojë Bankën 7 (shtatë) ditë para datës së pagesës.
    Kompenzimi paguhet nëse Përdoruesi i kredisë ka të nënshkruar kontratë për hipotekë të prioritetit të ardhshëm, për kohëzgjatjen e Kontratës për kredi.
    Përdoruesi i kredisë është i obliguar të kryejë pagesën e këtij kompenzimi, menjëherë pas pranimit të përllogaritjes nga ana e Bankës.
    Personat përgjegjës të Bankës për likuidimin e kredisë janë të obliguar që një ditë pas pranimit të mjeteve nga pagesa e parakohshme të kryejnë kontroll të patundshmërive përmes Kadastrit të RM-së me fletë të re të pronësisë. 
  • Pjesëmarrja: Pjesëmarrja minimale 15%
  • Aftësia kreditore: 1/2 nga të ardhurat mujore (me mundësi për bashkëhuamarrës).
  • Sigurimi/Kolaterali: Hipotekë të patundshmërive në vlerë prej 1:1,25, kambial dhe deklaratë kambiali. 

* 5,23% SVT për shumë të kredisë prej 50.000 EUR, normë të ndryshueshme interesi prej 5,80%, afati i kthimit 360 muaj, shpenzimi për aplikacion prej 150 MKD dhe shpenzimi për kontroll në BKM 200 MKD

** Në shkallën e normës vjetore të shpenzimeve të përgjithshme (SVT), ndikojnë afati i kthimit të kredisë, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve për kredinë që janë të përfshira në përllogaritjen e SVT-së dhe norma e kontraktuar e interesit.


Pyetjet

Pyetjet më shpesh të parashtruara

Të hyrat e mia mujore janë të ulta. A ekziston mundësia për bashkëhuamarrës te kredia e banimit?

Halkbank AD ju jep të gjithë mundësitë për ti plotësuar nevojat Tuaja, kurse këtu është edhe mundësia për të pasur bashkëhuamarrës për kredinë tuaj.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.