Të nderuar përdorues,

Halkbank AD Skopje filloi me lëshimin e kartave vendore për pagesë, me shenjën "BLEJ PRODUKTE VENDORE ", e destinuar për të gjithë përdoruesit që do të marrin ndihmë financiare nga ana e Qeverisë së Republikës së Mqedonisë së Veriut.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi një dekret me fuqi ligjore të shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 137/20, 147/20 dhe nr. 151/20 për mbështetje financiare për qytetarët dhe punonjësit me të ardhura të ulëta, persona të rinj të moshës nga 16 deri në 29 vjeç dhe punonjës të shëndetësisë duke ju dhënë karta vendore për pagesë të dedikuara për blerjen e produkteve dhe shërbimeve maqedonase gjatë gjendjes së re të krijuar (në vijim: "Dekreti me fuqi ligjore").

Përdoruesit e mbështetjes financiare do të shpallen në faqen e internetit www.kupuvamdomasno.gov.mk dhe çdo përdorues duke e futur numrin amë personaë në faqen e internetit www.kupuvamdomasno.gov.mk me (HTTPS) protokoll sigurie, kontrollon se në cilën bankë-dhënëse të kartës do t’i jepet karta vendore për pagesë dhe shuma e mbështetjes financiare.

Përdoruesit e mbështetjes financiare që janë klientë ekzistues të Halkbank AD Skopje dhe tashmë kanë degë amë do u hapet llogari e veçantë transkasionale për qëllimet e dekretit me fuqi ligjore. Për t’i informuar në kohë për mënyrën e tërheqjes së Kartës vendore të pagesës, PËRDORUESIT DUHET:

  • Nëse nuk i kanë përditësuar të dhënat, ta kontaktojnë bankën përmes Qendrës së kontaktit të Halkbank AD Skopje 24/7 në numrin e telefonit 02/3296-330 që ti përditësojnë të dhënat për numrin e telefonit ose ta vizitojnë degën më të afërt të bankës për ta kryer përditësimin.
  • Halkbank AD Skopje kur të përgatit kartën vendore për pagesë, përdoruesve do ju dërgojë SMS me informacionin se ku mund ta tërheqin kartën vendore të pagesës nga dega ku do të dorëzohet.
  • Gjatë marrjes së kartës vendore të pagesës, përdoruesi i mbështetjes financiare duhet që në degën e bankës të identifikohet me dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë).
  • Gjatë marrjes së kartës vendore të pagesës në degën e bankës, përdoruesi nënshkruan:
    • Marrëveshje për hapjen e llogarisë transaksionale dhe e nënshkruan dokumentacionin e nevojshëm.
    • Marrëveshje për lëshimin e kartës vendore të pagesës “BLEJ PRODUKTE VENDORE” dhe e nënshkruan dokumentacionin e plotë për marrjen e kartës.
    • Në POS terminalin e bankës e aktivizon kartën vendore të pagesës duke konfiguruar PIN-in dhe nënshkruan vërtetim për pranim-dorëzim të kartës.
  • Qytetari i moshës jomadhore (i mitur), përdorues i Kartës vendore të pagesës që ka dokument të vlefshëm për identifikim (kartë identiteti ose pasaportë) në përputhje me dekretin me fuqi ligjore, mund të jep dakordin në mënyrë të pavarur dhe të nënshkruan Marrëveshje për dhënien e kartës vendore të pagesës dhe hapjen e llogarisë së veçantë transaksionale pa prezencën e prindit/kujdestarit dhe pa evidentimin e tyre në cilësinë e përfaqësuesit ligjor në bankë dhe e njëjta do të konsiderohet se është në përputhje me Ligjin për marrëdhëniet obligative dhe aktet e tjera që u referohen punës së bankave.


Për të gjithë përdoruesit e ndihmës financiare për lëshimin e kartelës vendore do të hapet një llogari e veçantë për transaksione që janë ndarë për qëllimet e rregullimit ligjor. Për të informoheni me kohë në lidhje me mënyrën e ngritjen e kartës vendore, është e nevojshme:

  • Të vini në Degën më të afërt të Bankës, të plotësoni dhe nënshkruani një dokument për identifikimin të klientit ose ta sjellëni atë të përfunduar *

      * Dokumenti për identifikimin e klientit mund të shkarkohet nga linku.


  • Halkbank AD Skopje kur të përgatit kartën vendore për pagesë, përdoruesve do ju dërgojë SMS me informacionin se ku mund ta tërheqin kartën vendore të pagesës nga dega ku do të dorëzohet.
  • Gjatë marrjes së kartës vendore të pagesës, përdoruesi i mbështetjes financiare duhet që në degën e bankës të identifikohet me dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë).
  • Gjatë marrjes së kartës vendore të pagesës në degën e bankës, përdoruesi nënshkruan:
    • Marrëveshje për hapjen e llogarisë transaksionale dhe e nënshkruan dokumentacionin e nevojshëm.
    • Marrëveshje për lëshimin e kartës vendore të pagesës “BLEJ PRODUKTE VENDORE” dhe e nënshkruan dokumentacionin e plotë për marrjen e kartës.
    • Në POS terminalin e bankës e aktivizon kartën vendore të pagesës duke konfiguruar PIN-in dhe nënshkruan vërtetim për pranim-dorëzim të kartës.
  • Qytetari i moshës jomadhore (i mitur), përdorues i Kartës vendore të pagesës që ka dokument të vlefshëm për identifikim (kartë identiteti ose pasaportë) në përputhje me dekretin me fuqi ligjore, mund të jep dakordin në mënyrë të pavarur dhe të nënshkruan Marrëveshje për dhënien e kartës vendore të pagesës dhe hapjen e llogarisë së veçantë transaksionale pa prezencën e prindit/kujdestarit dhe pa evidentimin e tyre në cilësinë e përfaqësuesit ligjor në bankë dhe e njëjta do të konsiderohet se është në përputhje me Ligjin për marrëdhëniet obligative dhe aktet e tjera që u referohen punës së bankave.


Halkbank AD Skopje përgatit kartelën vendore të pagesës përdoruesit të ndihmës financiare, që është një shumë e njëfishtë e fondeve të paguara në kartën vendore të pagesës të përdoruesit të ndihmës financiare.

Ndihma financiare e aplikuar nuk mund të përdoret duke përdorur ndonjë instrument tjetër pagese përveç kartës vendore të pagesës.

Përdoruesit e ndihmës financiare përdorin mbështetjen e aplikuar financiare në kartën vendore të pagesës ekskluzivisht për blerjen e produkteve dhe shërbimeve maqedonase te personat juridikë dhe personat fizikë që kryejnë veprimtari ekonomike, banorë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ndihma financiare e aplikuar nuk mund të përdoret duke përdorur ndonjë instrument tjetër pagese përveç kartës vendore të pagesës.

Me këtë kartë vendore të pagesës, mbështetja financiare nuk mund të përdoret për:

  • Tërheqjen e parave të gatshme (kesh) nga bankomatët, POS terminalet ose me anë të urdhërpagesave për tërheqje fondesh nga sportelet e bankave, konvertimin në valuta të huaja ose si zëvendësim të parave të gatshme,
  • Pagesë të produkteve dhe shërbimeve të pos terminaleve fizikë dhe/ose të internetit, për tërheqjen e parave të gatshme nga bankomatët dhe terminalet e tjera, të shërbyer nga jorezidentë dhe/ose rezidentë, që kryejnë veprimtari jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • Transfer të fondeve në llogari të tjera në bankën dhënëse të kartës vendore të pagesës dhe/ose në llogari të tjera te operatori tjetër i qarkullimit pagesor, pavarësisht a është llogari e personit përdorues të mbështetjes financiare ose është llogari e ndonjë personi tjetër fizik dhe/ose juridik,
  • Pagesën e shërbimeve dhe produkteve maqedonase që nuk i plotësojnë përkufizimet në përputhje me dekretin me fuqi ligjore,
  • Pagesë drejt personave fizikë dhe juridikë që nuk i plotësojnë kushtet për kryerjen e veprimtarisë në përputhje me dekretin me fuqi ligjore


Marrëveshja për dhënien e kartës vendore të pagesës që e nënshkruan përdoruesi i kartës vendore të pagesës përmban elemente të domosdoshme sipas së cilave Halkbank AD Skopje personit përdorues të mbësjhtetjes financiare:

  • Nuk i llogarit dhe paguan kompensime për dhënien e kartës vendore të pagesës,
  • Nuk i përllogarit dhe paguan anëtarësi për vitin e parë të vlefshmërisë të kartës vendore të pagesës,
  • Nuk llogarit dhe arkëton për hapjen, drejtimin, administrimin, mirëmbajtjen dhe tarifat e ngjashme për llogarinë që lidhet me kartën vendore të pagesës, deri në fund të vitit 2020
  • I mundëson vazhdimin e përdorimit të kartës vendore të pagesës edhe pas skadimit të vitit kalendarik 2020, në përputhje me kushtet dhe rregullat e përgjithshme për përdorimin e kartës së pagesës që Halkbank AD Skopje i ka shpallur në faqen e saj të internetit dhe
  • Nuk i paguan kompensime për mbylljen e llogarisë dhe për mbylljen dhe/ose çregjistrimin e kartës vendore të pagesës me kërkesë të personit përdorues të mbështetjes financiare.


Të dhënat e grumbulluara dhe të përpunuara personale ruhen sipas afateve të përcaktuara me Ligjin mbi bankat

Për informacione më të hollësishme mbi kartën vendore të pagesës, mund ta vizitoni linkun në www.kupuvamdomasno.gov.mk



E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.