INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME

INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME

Halkbank AD Skopje ofron kredi për persona fizikë me sigurim jetësor që janë në marrëdhënie të rregullt të punës. Kredinë mund ta shfrytëzoni si kredi afatgjate pa dedikim por njëashtu këtë lloj të kredisë mund ta shfrytëzoni për likuidimin e tërë ekspozimit kreditor të ndonjë personi tjetër të familjes tuaj. Polica e sigurimit nga Кroacia Osiguruvanje – Zhivot AD Skopje siguron mbrojtjen e pronës tuaj nga aksidentet, sigurinë e ripagimit dhe mbrojtjen e të gjithë familjes. Për informacione më të detajuara mbi kredinë hipotekare drejtohuni në degën më të afërt të Halkbank AD Skopje.

Halkbank AD Skopje është licencuar për shitjen e policave të Sigurimit të jetës nga Кroacia Osiguruvanje – Zhivot AD Skopje.

PËRPARËSITË

PËRPARËSITË

Kredinë që e ofron Halkbank AD Skopje është me normë të volitshme të interesit, normë të ulët të shpenzimeve të përgjithshme të kredisë si dhe lehtësime të shumta sa i përket kolateralit/sigurimit.

KUSHTET PËR KREDI

KUSHTET PËR KREDI

  • Shuma: deri 200.000,00 EUR
  • Afati maksimal: deri 240 muaj 
  • Aftësia kreditore: në përputhje me të ardhurat mujore
  • Norma e interesit me pagë/pension në Halkbank AD:
    • 5,25 pikë përqindjeje  + normë të ndryshueshme interesi të Euriborit 6 mujor për 1 vit
    • 5,75 pikë përqindjeje  + normë të ndryshueshme interesi të Euriborit 6 mujor për periudhën e mbetur. (SVT 5,78%)
  • Norma e interesit pa pagë në Halkbank AD:
    • 6,00 pikë përqindjeje  + normë të ndryshueshme interesi të Euriborit 6 mujor për 1 vit
    • 6,50 pikë përqindjeje  + normë të ndryshueshme interesi të Euriborit 6 mujor për periudhën e mbetur. (SVT 6,57%)
  • Komisioni për shqyrtimin e kredisë: 0,50% njëfish nga shuma e kredisë.

* Promocion: 0% Komisioni për shqyrtimin e kredisë deri më 15.12.2019

  • Shpenzimet për kredinë:
    • 350,00 MKD - kontroll në Byronë kreditore (kompenzimi paguhet para arkëtimit të kredive dhe nuk paguhet për kërkesa të refuzuara dhe anuluara), ndërsa shuma e shpenzimit për polisën e sigurimit jetësor varet nga tarifa e  Kroacia Osiguruvanje – Zhivot AD Skopje.
    • 150 MKD - aplikacion për kredi,
  • Komisioni për shlyerje të parakohshme të kredisë:
    Për shlyerje të parakohshme të kredisë Banka përllogarit dhe faturon kompenzim të njëfishtë prej 3% të vlerës së shumës së paguar të parakohshme, nëse pagesa bëhet me anë të rifinancimit me kredi nga banka të tjera, respektivisht 0% nëse pagesa kryhet nga mjetet vetanake. Për çdo pagesë të parakohshme, përdoruesi i kredisë është i obliguar që ta njoftojë Bankën 7 (shtatë) ditë para datës së pagesës.
    Kompenzimi paguhet nëse Përdoruesi i kredisë ka të nënshkruar kontratë për hipotekë të prioritetit të ardhshëm, për kohëzgjatjen e Kontratës për kredi.
    Përdoruesi i kredisë është i obliguar të kryejë pagesën e këtij kompenzimi, menjëherë pas pranimit të përllogaritjes nga ana e Bankës.
    Personat përgjegjës të Bankës për likuidimin e kredisë janë të obliguar që një ditë pas pranimit të mjeteve nga pagesa e parakohshme të kryejnë kontroll të patundshmërive përmes Kadastrit të RM-së me fletë të re të pronësisë.
  • Sigurimi/Kolaterali: Hipotekë të patundshmërive në vlerë deri në 1:1,3, kambial dhe deklaratë kambiali.

* 5,78% SVT për shumë të kredisë prej 50.000 eur, për pranuesit e pagës/pensionit, normë të ndryshueshme interesi prej 5,25 pp + euribori 6 mujor për 1 vit dhe 5,75 pp + euribori 6 mujor për periudhën e mbetur, afati i kthimit 95 muaj, shpenzimi për aplikacion prej 150 MKD dhe shpenzimi për kontroll në МКБ 350 MKD

** Në shkallën e normës vjetore të shpenzimeve të përgjithshme (SVT), ndikojnë afati i kthimit të kredisë, shuma e kredisë, shuma e shpenzimeve për kredinë që janë të përfshira në përllogaritjen e SVT-së dhe norma e kontraktuar e interesit.

*** polisa nuk përfshihet në llogaritjen për SVT

PYETJET

PYETJET MË SHPESH TË PARASHTRUARA

A EKZISTON MUNDËSIA PËR BASHKËHUAMARRËS TE KREDIA HIPOTEKARE?

Ekziston mundësi për të përfshirë bashkëkërkues që është me kohë pune të plotë në administratën publike, shoqëratë aksionare, institucion financiar ose në kompani private që është e pranueshme për Halk Bank AD Shkup.

SA ËSHTË SHUMA E POLICËS SË SIGURIMIT?

Ka mundësi për përfshirje të bashkëhuamarrësit i cili duhet të jetë në marrëdhënie të rregullt të punës në Administratën shtetërore, SHA dhe institucione financiare si dhe në ndërmarrje private me bonitet të mirë e cila është e pranueshme për Halkbank AD Skopje.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.