Karakteristikat

TRANSFERTË TË SHPEJTË TË PARAVE (WESTERN UNION)

Western Union është mënyra më e shpejtë për të dërguar, respektivisht për të pranuar para.

HALKBANK AD Skopje është agjent i autorizuar i Western Union për territorin e Maqedonisë.

Western Union në Maqedoni punon vetëm me EUR dhe USD.

Paratë pranohen në të njejtin moment, pasiqë të dorëzohen. Pastaj, Western Union përdor teknologjinë më bashkëkohore dhe rrjetin unik kompjuterik të shpërndarë nëpër tërë botën, për pagesa momentale në mbi 200 vende dhe në më shumë se 424.000 lokacione në tërë botën.

Tarifa e Vestern Union

Përparësitë

Dërgimi i parave:

1. Thjeshtë ejani në njërëin prej lokacioneve të HALKBANK dhe plotësoni formularin për dërgimin e parave.

2. Dorëzoni formularin e plotësuar operatorit, me çrast merrni vërtetim me numër kontrollues.

3. Lajmëroni pranuesin e transfertës (kush i dërgon paratë, çfarë shume dhe patjetër tregoni numrin kontrollues).

4. Paratë mund t'i pranojë në të njejtin moment personi që keni shënuar si pranues.

Pranimi i parave:

1. Vërtetoni se paratë janë dërguar nëpërmjet agjentit të Western Union.

2. Dërguesi duhet t'ju informojë për atë se kur i ka dërguar paratë dhe çfarë shume.

3. Pasiqë të informoheni mbi transfertën, ejani në njërin prej lokacioneve të HALKBANK. Vërtetoni identifikimin tuaj dhe plotësoni formularin për tërheqjen e parave.

4. Nëse të dhënat e transfertës përputhen me të dhënat nga identifikimi personal, pastaj nëse edhe numri kontrollues është i saktë, paratë do ti pranoni në të njejtin moment. Dokumente të identifikimit me të cilat do mund të dërgoni apo të pranoni mjete, janë vetëm letërnjohtimi i vlefshëm ose pasaporta për rezidentë, respektivisht vetëm pasaportë e vlefshme për jorezidentët.

Vërejtje

Transferta nuk do të realizohet nëse:

1. Dokumenti i identifikimit është me afat të skaduar

2. Të dhënat në sistem dhe ata që janë shënuar në formular nuk përputhen

3. Transferta nuk është në emrin tënd

4. Në të dhënat për emër apo mbiemër mungon apo është shënuar edhe një mbiemër (nëse keni dy mbiemra ose emër babai)

Kufizimet ligjore

1. Suma maksimale që mund të dërgohet nga Maqedonia drejt vendit tjetër është 2.500,00 euro nga një person fizik, për një muaj

2. Shuma maksimale që mund të tërhiqet në Maqedoni është 5.000,00 euro në ditë nga një person fizik

VëREJTJE:

Nëse paratë i tërhiqni/dërgoni nga cili do vend tjetër, jashtë lokacioneve të përmendura, HALKBANK nuk mban asnjë përgjegjësi dhe nuk pranon asnjë lloj reklamacioni për atë transfertë.

Për më shumë informacione lajmërohuni në 02/ 31 31 889

Informohuni për

KREDI ME DEPOZITË

Merr
Kredi me depozitë

Merr

KARTELA KREDITORE

Ti paguan
Ne ju japim bonus!

Shko në

E-BANKING

Bëj
Transakcione bankare nga kudo!

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.