Karakteristikat

KARAKTERISTIKAT

Gjithmonë në avantazh !

Visa Platinum kartelë ekskluzive debitore dedikuar për persona fizikë e cila është e ndërlidhur me llogarinë transakcionale.

Kartela e parë Visa Platinum e lëshuar në Republikën e Maqedonisë, pjesë e klubit premium të Halkbank AD Skopje.

Visa Platinum është kartelë ndërkombëtare dedikuar për transakcione pa kesh, e cila mbështet pagesa përmes internetit dhe mundësi për shfrytëzimin e mjeteve tuaja të disponueshme 24/7.

Mundësi për transakcione pa kesh për të cilat nuk ka nevojë për pin dhe pin autorizim dhe autorizim për nënshkrim personal për transakcione deri në limitin e përcaktuar nga Banka (750,00 mkd) ose deri në limitin për pagesa pa kesh të vendosur në terminalin i cili pranon kartela pa kontakt.

Përdorimi i kartelës është pa komision për pagesa në rrjetin tregtar dhe pa komision për tërheqjen e parave të gatshme (kesh) nga bankomatët e Halkbank AD Skopje dhe nga bankomatët jashtë vendit. Visa Platinum e lëshuar nga Halkbank AD Skopje i posedon standardet më të larta për siguri për pagesa përmes internetit (3D Secure - Verified by Visa – VbV).
Për kartelën debitore Visa Platinum mund të aplikoni në degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank ose onlajn përmes aplikacionit tonë. Për të qenë të informuar për çdo transakcion tuajin përmes SMS info mund ta plotësoni aplikacionin për sms info ose ta dorëzoni në degën më të afërt të Halkbank AD Skopje ose në e-mailin: help24@halkbank.mk

Përparësitë

PËRPARËSITË

Gjithmonë në avantazh !

Si shfrytëzues i kartelës Visa Platinum keni mundësi për shfrytëzimin e përparësive dhe privilegjeve në vend dhe jashtë vendit.

  • Tërheqje të parave të gatshme (kesh) pa kompenzim jashtë vendit.

Mundësi për shfrytëzimin e 1,9 milionë bankomatëve nëpër botë.

  • Bëheni pjesë e Klubit Premuim
  • Pagesa të sigurta - Në 10.000.000 pika të shitjes nëpër botë
    • 3D Secure - Verified by VISA
    • Teknologji Pаy Wave
  • SMS info pa kompenzim

Jini të informuar për çdo transakcion dhe për gjendjen e llogarisë.

  • Bankingu elektronik dhe M-banking pa kompenzim.

Planifikim dhe monitorim të financave tuaja

Qasje Lounge Key në mbi 850 aeroporte nëpër botë. Vizita në restorantet Lounge Key është në barrë të shfrytëzuesit të kartelës Visa Platinum.

Të gjithë shfrytëzuesit e kartelës debitore Visa Platinum kanë privilegje dhe përparësi plotësuese të mundësuar nga Visa.

Komisionet

KOMISIONET

Lloji i shërbimeve Lartësia e tarifës
Kartela debitore të personave fizikë  
Visa Platinum  
Kompenzimi për përpunimin e kartelës themelore 600,00 mkd
Kompenzimi për përpunimin e kartelës shtesë 600,00 mkd
Kompenzimi për Ridhënien e kartelës themelore/shtesë 200,00 mkd
Kompenzimi për Ridhënien e kartelës themelore/shtesë para skadimit të afatit (e dëmtuar/humbur) 300,00 mkd
Kompenzimi për përpunim urgjent të kartelës 600,00 mkd
Kompenzimi për reklamacion të pabazuar 600,00 mkd
Anëtarësia vjetore për kartelë themelore Vitin e parë pa kompenzim *Çdo vit i ardhshëm 600,00 mkd  
Anëtarësia vjetore për kartelë shtesë Vitin e parë pa kompenzim *Çdo vit i ardhshëm 300,00 mkd  
Raport i llogarisë nga bankomati i Halkbank Pa kompenzim
Tërheqja e parave të gatshme (kesh) nga bankomati i Halkbank Pa kompenzim
Tërheqja e parave të gatshme (kesh) nga bankomatet e bankave të tjera në R. e Maqedonisë 3% min. 200,00 mkd
Tërheqja e parave të gatshme (kesh) nga bankomate të tjera jashtë vendit Pa kompenzim
Tërheqja e parave të gatshme (kesh) nga sportelet e Halkbank Në përputhje me tarifën e përgjithshme pika II.В.2
Tërheqja e parave të gatshme (kesh) nga sportelet e bankave të tjera 3% min. 200,00 mkd
Bllokimi kartelës me kërkesë të klientit përmes help 24 ose me shkrim Pa kompenzim
Debllokimi i kartelës me kërkesë të klientit përmes help 24, e-mail ose me shkrim 200,00 mkd
Konfigurimi i Pin-it Pa kompenzim
Ndryshimi i Pin-it në sportel Pa kompenzim
Interesi aktiv për tejkalim, interes sanksionues për tejkalim mbi saldon e lejuar në llogari, interesi pasiv Në përputhje me vendimin për normat e interesit

Pyetje

PYETJE

Si mund të aplikohet për kartelë Visa Platinum?

Mund të aplikoni onlajn përmes ueb faqes së Halkbank ose në degën më të afërt të Halkbank.

Si mund ti shfrytëzoj privilegjet e Klubit Premium me kartelën Visa Platinum?

Klubi Premium paraqet program unikal të Halkbank në bashkëpunim me partnerët e saj me qëllim të mundësimit të vlerës më të madhe. Duke paraqitur kartelën Visa Platinum Ju sigurohen privilegje dhe zbritje shtesë në vende unikale të shitjes. Duhet që ta tregoni kartelën tuaj Visa Platinum para se të kërkoni kuponin fiskal.

A mundësohet qasje Lounge Key me kartelën Visa Platinum ?

Që nga momenti i marrjes së kartelës mundësohet edhe qasja Lounge Key. Për më tepër informacione se cilët aeroporte janë të përfshirë në program dhe kushtet e shfrytëzimit mund ti shikoni në këtë link:
https://www.loungekey.com/visacisseeloungeprogram

Halkbank AD Skopje shfrytëzuesve të kartelës Visa Platinum ju mundëson qasje në Lounge Key restorantet e aeroporteve, ndërsa shpenzimi për vizitë në Lounge Key i takon shfrytëzuesit të kartelës.

Visa Platinum kartela debitore pa kontakt, deri në çfarë shume mund të kryhet transakcion pa kontakt?

PIN autorizim dhe autorizim me nënshkrim personal nuk ka nevojë për transakcione të limituara deri 750,00 mkd ose deri në limitin për pagesa pa kontakt të vendosur në terminalin që pranon kartela pa kontakt.

Vlefshmëria e kartelës ?

Vlefshmëria e kartelës është 3 vite me mundësi për ridhënie

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.