KARAKTERISTIKAT

Me shfrytëzimin e kartelave kreditore Visa Classic, Ju do të jeni pjesë e BONUS programit unikal që Ju mundëson grumbullimin e bonus poenave dhe shfrytëzimin e tyre në tregtimin e përditshëm. Me pagesat me këste dëshirat Tuaja bëhen realitet.

Kartelat kreditore Visa Classic japin mundësi për shfrytëzimin e mjeteve të disponueshme nga revolving limiti juaj kreditor dhe qasje te të njejtat 24/7.

Është e dedikuar për pagesa pa para të gatshme  në rrjetin tregtar dhe tërheqje të parave të gatshme (kesh) nga banka ose bankomati. Kartela është ndërkombëtare, mbështet pagesa në internet pa provizion për transakcione në internet faqe vendore dhe të huaja dhe për të njejtat pranoni njoftim me е-mail për çdo transakcion të realizuar.

Kartelat e lëshuara nga Halkbank AD Skopje i posedojnë standardet më të larta për siguri në pagesat në internet (3D Secure - Verified by Visa - VbV и MC Secure Code)

Mundeni menjëherë të aplikoni për kartelë kreditore në degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje përmes këtij Aplikacioni ose nëpërmjet aplikacionit onlajn.

Që të jeni të informuar për çdo transakcion Tuajin përmes SMS info Ju lusim të plotësoni dhe dërgoni aplikacionin për SMS info deri te dega më e afërt e Halkbank AD Skopje ose na dërgoni përmes e-mailit në: help24@halkbank.mk.

PËRPARËSITË

  • Pagesa e borxhit minimal prej 5%.
  • Pagesa deri 60 këste pa interes te mbi 800 partnerë të Bankës.
  • Grumbullimi dhe shfrytëzimi i bonus poenave (0,5% të të gjitha transakcioneve të kryera përmes kartelës kreditore në pos terminalet e Halkbank AD Skopje) dhe shfrytëzim të poenave gjatë pagesave në pos terminalet e Halkbank AD Skopje.
  • Mundësi për blerje me zbritje te disa partnerë të caktuar të Halkbank AD Skopje.
  • Kartelat e lëshuara nga Halkbank AD Skopje i posedojnë standardet më të larta për siguri në pagesat në internet (3D Secure - Verified by Visa - VbV и MC Secure Code).

Provizionet

Norma e interesit 11,25%
Tërheqja e parave të gatshme (kesh) në bankomatët e Halkbank 2,50 % min. 150,00 mkd
Tërheqja e parave të gatshme (kesh) në sportelet e Bankës 3,0% min. 200,00 mkd
Tërheqja e parave të gatshme (kesh) në bankomatët e bankave të tjera 3,0% min. 200,00  mkd
Anëtarësia vjetore për kartelën themelore Falas për vitin e parë,1.200,00 mkd për vitet e ardhshme
Anëtarësia vjetore për kartelën plotësuese Falas për vitin e parë,600,00 mkd për vitet e ardhshme
Për qarkullim të bërë vjetor prej min 90.000,00 mkd Pa anëtarësi
Për qarkullim të bërë vjetor prej min 60.000,00 mkd 600,00 mkd
Për qarkullim të bërë prej min 30.000,00 mkd 800,00 mkd
Kompenzim për përpunimin urgjent të kartelës 600,00 mkd
Kompenzim për dhënien e faturës Pa kompenzim
Bllokimi i kartelës me kërkesë të klientit përmes Help24, email ose me shkrim 200,00 mkd
Debllokim i kartelës 100,00 mkd
Kompenzim për reklamacion të pabazuar 600,00 mkd
Kompenzim për vërejtje 100,00 mkd
Kompenzim për përpunimin e kartelës themelore 100,00 mkd
Ridhënia e kartelës
Ridhënia para skadimit të afatit (kartelë e dëmtuar/humbur) 300,00 mkd
Ridhënia e rregullt 100,00 mkd
Ndryshimi i limitit kreditor 300,00 mkd
Ndryshimi i PIN-it në sportel  50,00 mkd

PYETJET MË SHPESH TË PARASHTRUARA

Si mund të aplikoni për kartelë kreditore?

Duhet të vizitoni degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje  ku do duhet të vlerësohet aftësia juaj kreditore dhe ku do mundeni të tërhiqni dokumentacionin e nevojshëm për aplikim ose për aplikim onlajn.

Dokumentacioni i nevojshëm?

  • Aplikacion për kartelë kreditore të plotësuar nga shfrytëzuesi dhe punëdhënësi
  • Ekstrakt nga llogaria për tre muajtë e fundit
  • Kopje të letërnjoftimit
  • Debitim direkt
  • Për institucione private në mënyrë plotësuese duhet edhe: formulari М1/М2 i vërtetuar nga punëdhënësi

Si mund të paguani borxhin nga kartela kreditore (automatikisht) ?

Nëse jeni pranues i rrogës përmes Halkbank AD mund të nënshkruani debitim direkt me të cilin automatikisht çdo muaj do ju merren mjete nga llogaria juaj për shlyerjen e borxhit të kartelës kreditore me çka edhe kurseni në kohë.

Sa zgjat procedura për dhënien e kartelës së re?

Me aprovimin e kërkesës, procedura për dhënien e kartelës zgjat 2 ditë pune që kartela të dorëzohet deri te dega ku shfrytëzuesi ka vendosur që ta tërhjek, dhe për të njejtën do të informoheni me anët të SMS porosisë. 

Si mund të siguroj faturë për kartelën kreditore përmes e-mailit?

Duhet vetëm që ti njoftoni kolegët në degë/ekspoziturë për e-mail adresën në të cilën dëshironi të pranoni faturat që të përditësohet e dhëna dhe të dorëzohet faturë çdo muaj deri te adresa e dhënë.

Vlefshmëria e kartelës?

Vlefshmëria e kartelës është 3 vite me mundësi për ridhënie. 

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.