Informacione të përgjithshme

Për anëtarët e UPOZ;

Shfrytëzoni përparësinë e kushteve ideale për kredi konsumatore nga Halkbank, përshtatur kërkesave tuaja, dedikuar për anëtarët e UPOZ. Mos e lëshoni këtë mundësi të parezistueshme për kredi me kushte të volitshme dhe norma interesi tërheqëse!

Shfrytëzoni shpenzimet e ulta për kredi me normë interesi prej 6,40% dhe afat të shlyerjes deri 95 muaj! Gjithçka që duhet të bëni është të vizitoni degën më të afërt të Halkbank.

Përparësitë

Halkbank ju ofron norma tërheqëse interesi gjatë gjithë periudhës së shlyerjes së kredisë, i cili do të jetë i pranueshëm për klientët egzistues dhe për klientët e ardhshëm.

Kushtet për Kredi

  • Shuma: deri 600.000 MKD
  • Afati maksimal: deri 95 muaj
  • Norma e interesit: 6,40% normë nominale vjetore fikse për vitin e parë, për periudhën e mbetur të shlyerjes e ndryshueshme, e cila për momentin është 8,80%, norma vjetore e shpenzimeve të përgjithshme (SVT 8,91%).
  • Provizion për përpunimin e kredisë: 1,50%
  • Shpenzimet për kredinë: 200,00 MKD  (kompenzimi paguhet para arkëtimit të kredive dhe nuk paguhet për kërkesat e refuzuara ose të anuluara), blanket kambiali dhe vërtetim notarial të kambialit sipas vendimit të KK-së
  • Aftësia kreditore: në përputhje me të ardhurat mujore
  • Kolaterali/Sigurimi: pa zhirantë

Pyetjet më shpesh të parashtruara

A varet lartësia e shumës së kredisë nga shuma e rrogës që marr?

Shuma maksimale e kredisë varet nga kushtet që janë të definuara për çdo lloj kredie dhe nga aftësia për kredi e klientit. Raporti maksimal i lejuar ndërmjet shumës të të ardhurave mujore të kërkuesit të kredisë dhe lartësisë së anuiteteve mujore është cekur, ndarazi për çdo produkt, në pjesën e kritereve për aprovimin e kredisë.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.