karakteristikat

HALKBANK si bartës i Qarkullimit Pagesor ka zhvilluar sistem të shpejtë, efikas dhe kualitativ për realizimin e qarkullimit pagesor, si njëra ndër funksionet kryesore të veprimtarive bankare, me çka klientëve të saj ju ofron shërbim sipas kërkesave të tyre.

Në pajtim me Ligjin mbi qarkullimin pagesor (Gazeta zyrtare nr.. 113/2007) personat fizik dhe juridik, që të participojnë në qarkullimin pagesor duhet që të kenë të hapur llogari transakcionale në denarë, sepse e vetmja mënyrë për realizimin e pagesave ndërmjet pjesëmarrësve në qarkullimin pagesor është që të njejtët të kryhen nëpërmjet llogarive transakcionale në denarë, të cilat bankat si bartës të qarkullimit pagesor patjetër duhet ti paraqesin në ERTS (Regjistri i vetëm i llogarive transakcionale).

Kontakt: platenpromet@halkbank.mk

Përparësitë

Pasiqë Banka do t'i hap llogari transakcionale në denarë, klienti mund t'i kryej të gjithë aktivitetet në kliringun e brendshëm dhe të jashtëm. Poashtu mund të participojë në: Sistemin e nivelimeve interne të Bankës - për të gjithë pagesat, drejt subjekteve që kanë njëashtu llogari në Bankë

Sistemin e nivelimeve eksterne:

  • KIBS – Sistem interbankar kliringu – nëpërmjet së cilës realizohen të gjithë pagesat e rregullta deri në shumën 1.000.000,00 denarë dhe ky nivelizim kryhet në fund të ditës përllogaritës
  • MIPS – Sistemet Interbankare Pagesore të Maqedonisë - nëpërmjet së cilës realizohen të gjithë pagesat urgjente dhe të gjithë pagesat në shuma mbi 1.000.000,00 denarë

Për të realizuar transakcionet pagesore, klientët kanë në dispozicion, instrumentet të definuara në Udhëzimin mbi formën dhe përmbajtjen e instrumenteve pagesore për realizimin e qarkullimit pagesor në vend edhe atë:

  • Para të gatshme (cash)
  • ПП10 – pagesë me para të gatshme
  • ПП40 – arkëtim me para të gatshme 
  • Pa para të gatshme
  • ПП30 – transfertë pa para të gatshme pjesëmarrësit tjetër në qarkullimin pagesor 
  • ПП50 – transfertë pa para të gatshme, pagesat e të hyrave publike 
  • ПП53 – urdhërpagesë e përmbledhur për pagimin e tërë rrogës

PLANI TERMINUES

për pranimin e instrumenteve pagesore

Pranim të instrumenteve pagesore në formë të letrës me datë vijuese nëpërmjet sporteleve të bankës
e hënë-e premte* e shtunë
KIBS 08:30 - 14:00 /
MIPS 08:30 - 16:00 /
Kliring intern 08:30 - 17:30** 08:30 - 13:30***
* me përjashtim të ditëve që shpallen si ditë jopune
** në degët ku orari i punës është prej orës 17:00, instrumentet pagesore për kliring intern pranohen deri ora 16:30
*** në degët ku orari i punës është prej ora 13:00, instrumentet pagesore për kliring intern pranohen deri ora 12:30

Pranim të instrumenteve pagesore me datë vijuese nëpërmjet sistemit për banking elektronik
e hënë-e premte* e shtunë
KIBS 08:30 - 14:20 /
MIPS 08:30 - 16:20 /
Kliring intern 08:30 - 17:50 08:30 - 14:00
* me përjashtim të ditëve që shpallen si ditë jopune

VËREJTJE:

  • Klientët janë të obliguar për ta respektuar planin terminues për pranimin e instrumenteve pagesore.
  • Instrumentet pagesore të dërguara nëpërmjet sistemit për banking elektronik me datë vijuese, të cilat nuk janë realizuar në pajtim me planin terminues, do të stornohen pas mbarimit të planit terminues.
  • Instrumentet pagesore të dërguara në bankë nëpërmjet sistemit për banking elektronik, me mënyrën KIBS dhe MIPS, të shtuneve ose në ditët kur sistemet pagesore për balansim të transakcioneve ndërmjet bankave nuk punojnë, do të realizohen ditën e parë të ardhshme të punës.

Informohuni për

KREDI ME DEPOZITË

Merr
Kredi me depozitë

Merr

KARTELA KREDITORE

Ti paguan
Ne ju japim bonus!

Shko në

E-BANKING

Bëj
Transakcione bankare nga kudo!

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.