HALKBANK A.D. Skopje

HALKBANK A.D. Skopje është brend zhvillues por stabil, i cili vepron duke realizuar vizionin e tij global nëpërmjet ofertës së produkteve dhe shërbimeve inovative. 

HALKBANK AD, Skopje është themeluar më 15.03.1993 si Shoqatë akcionare dhe bankë univerzale për kryerjen e të gjithë llojeve të punëve bankare në R. e Maqedonisë, me aktivitet dominues në punën me depozitë, kreditimin e personave juridik dhe popullsisë, punë devizore-valutore, qarkullim pagesor në vend dhe jashtë vendit, instrumente me rendiment fiks, garancione dhe letra të kreditit. 

Inovacioni në proçeset dhe shërbimet është njëra nga karakteristikat më të forta të HALKBANK AD Skopje. Nëpërmjet përdorimit të strategjive të përshtatura, duke krijuar produkte dhe shërbime për mikro klientët, HALKBANK AD Skopje u bë lider në zgjerimin e vizionit të sistemit bankar në Maqedoni. Autorizimet kredituese, për herë të parë të zbatuara nga HALKBANK AD Skopje, paraqesin edhe një hap para në domenin e shërbimeve bankare në Maqedoni. 

Duke dashur të afrohet deri te klientët e saj dhe t'ju sigurojë shërbim të shpejtë dhe me qasje të lehtë, HALKBANK AD Skopje filloi të përdorë parimin e bankave-në pakicë dhe u bë banka e parë që ndryshoi mënyrën e punës, duke u drejtuar kah nevojat e klientit, në vend të veprimit klasik kah produkti. Duke u fokusuar në katër fusha: strategji, strukturë organizacionale, efikasitet të degëve dhe marketing, HALKBANK AD Skopje është pioneri në transformimin e proçesit "from teller to seller". HALKBANK AD Skopje poashtu ka meritë në zhvillimin e produkteve të kostumizuara në sistemin bankar në Maqedoni.

HALKBANK AD Skopje shfrytëzon qasje marketingu e cila gjeneron edhe më shumë klientë të kënaqur, njëherësh duke shfrytëzuar parimin e marrëdhënieve të zhvilluara me klientët e saj, duke ndërtuar marrëdhënie të forta dhe afatgjate me të njejtit. Banka ka etabluar sistemin e saj të proçesuimit të kartelave-e para në tregun e Maqedonisë që ofron klientëve mundësinë e pagesës pa kontakt dhe pastaj arriti lansimi i Master Card PayPass kartelës pagesore. 

HALKBANK AD Skopje është banka e parë në Maqedoni e cila i dha rëndësi strategjive të udhëheqjes me para të gatshme nëpërmjet futjes së vendimeve dhe serviseve të përshtatura kërkesave të komintentëve, me qëllim që t'ju mundësohet kontroll maksimal mbi financat e tyre. 

Në kuadër të tregut të Maqedonisë, HALKBANK AD Skopje është e njohur nga inicimi i shërbimit të shpejtë dhe kualitativ nëpërmjet implementimit të proçeseve të reja inovative siç janë bonus programi i kartelave, ATM dhe POS makinat e modernizuara, banka elektronike dhe e-tregtia. 

Banka ka rrjet të gjërë vendor dhe ndërkombëtar i përbërë prej 37 degëve nëpër Maqedoni dhe marrëdhënie korresponduese me shumë banka të huaja.

HALKBANK AD Skopje është bankë me imazh të ndërtuar si bankë e besueshme, inovative, e përgjegjshme në shoqëri dhe zhvilluese me orientim të veçantë kah klientët. Përveç kësaj, banka gëzon marrëdhënie të ndërtuara dhe afatgjate me institucione financiare ndërkombëtare nëpërmjet të cilave siguron fonde zhvilluese për ekonominë nacionale.   

Misioni

Të jemi bankë lider, njëherish duke i përmbushur të gjitha kushtet e punëve bankare univerzale, njëashtu të jemi të fortë edhe në produktet dhe shërbimet për popullsinë dhe në mënyrë të vazhdueshme të ndërtojmë vlera shtesë për klientët, akcionarët dhe të punësuarit nëpërmjet implementimit efikas të gjithë shërbimeve bankare me vetëdije dhe mirëkuptim për përgjegjësitë dhe obligimet shoqërore të saj.  

Vizioni

Të jemi bankë regjionale lider për NVM-të, e cila është e aftë ti kryej të gjitha kërkesat e punëve bankare univerzale, në ndërkohë duke afirmuar prezencë të fortë në shërbimet në domenin e popullsisë.

“Besimi i klientit është mjeti ynë më i çmuar”

HALKBANK Turqi (Turkiye Halk Bankası A.Ş.)

Turkiye Halk Bankası A.Ş. është akcionar dominues në HALKBANK AD Skopje me 99,03% nga pronësia e përgjithshme. E themeluar në vitin 1938, HALKBANK është njëra ndër bankat më të mëdha në tregun e Turqisë. Sot, HALKBANK, paraqet brend stabil dhe të respektuar me traditë 75 vjeçare, e cila kontribon në progresin e Turqisë. 

Përfundimisht me vitin 2013, HALKBANK vepron me perspektivë globale dhe rritje stabile, nëpërmjet 872 degëve të vendit dhe 5 degëve të jashtme, 1 përfaqësi të huaj, 2.961 bankomatë, platforma telefonike dhe e-banking, mobil aplikacione bankare. Rreth 48,9% e akcioneve të HALKBANK janë në pronësi shtetërore, kurse në kuadër të sektorit banka shënon normën më të lartë të kthimit. 

Pozicionimi dhe vlerat korporative të HALKBANK:

  • Banka e gjashtë më e madhe sipas mjeteve,
  • Rrjeti i gjashtë më i zhvilluar me degë, me së paku nga një degë në çdo qytet të Turqisë,
  • Bazë të fortë dhe stabile të depozitave, 
  • Kanale alternative efektive të distribuimit, 
  • Bazë të gjerë të shtrirë të klientëve, 
  • Pozicionim stabil në të gjithë domenet e punëve bankare duke përdorur praktika të suksesshme bankare, 
  • Kapitalizim të fortë,
  • Kredibilitet nacional dhe ndërkombëtar,
  • Lider në shërbimet bankare për Ndërmarrjet e Mesme dhe të Vogla 
  • Traditë afatgjatë,
  • Brend i njohur dhe i respektuar, 
  • Spektër të gjerë të produkteve speciale të dizejnuara. 

www.halkbank.com.tr

Përfaqësia në Beograd

Përfaqësia e parë e HALKBANK AD Skopje është hapur në Beograd, Serbi. HALKBANK AD Skopje vendosi të marr hapin e parë drejt ekspanzionit regjional të saj, duke hapur përfaqësinë në tregun e Serbisë. Ky hap pioneri paraqet hap të madh përpara për punët bankare të Maqedonisë në përgjithësi. 

Ballkanska 2
11000 Beograd
tel: +381 11 2055060

KODEKSI PËR UDHËHEQJE KORPORATIVE

KODEKSI PËR UDHËHEQJE KORPORATIVE (.pdf format)

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.