Porosi Nga Drejtori

Të nderuar aksionarë, klientë të çmuar

Si bankë inovative dhe kryesuese në sistemin bankar maqedonas, Halkbank e përfundoi vitin 2017 me sukses sikur në vitet e kaluara dhe siguroi vlerë shtesë për ekonominë reale.

Objektivi kryesor i banksës sonë e cila i kushton rëndësi cilësisë së shërbimeve dhe produkteve inovative është që të në çdo kohë të jetë në dispozicion për klientët tanë, ta lehtësojë punën e tyre dhe tu ofrojë mbështetje të pandërprerë.

Halkbank AD Skopje e cila këtë vit pas vetes e la vitin e gjashtë nga themelimi i saj në Maqedoni, paraqet një nga bankat kryesuese në sektor me gjithsej 40 degë, 499 të punësuar, 123 bankomatë, 5815 POS terminale. Banka jonë e cila vitin e kaluar krijoi rritje prej 18% sa i përket aktivës, respektivisht nga 582,5 milionë euro arriti në 687,5 milionë euro, u rrit në bankën e katërt sipas madhësisë në sektorin bankar në Maqedoni. Si rezultat i këtij përparimi, nga ana e Bankës popullore është shpallur si bankë me rëndësi sistemore në sektor.

Nga themelimi ynë e deri tash, target grupi ynë janë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) të cilat paraqesin gurthemel të ekonomisë. Halkbank AD Skopje, vazhdon ti mbështet të gjithë sektorët e ekonomisë dhe të gjitha shtresat e biznesit si dh vazhdon të avancojë bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare financiare siç janë BEI (Banka evropiane e investimit), KFV (Banka gjermane për zhvillim) dhe GGF (Fondi për rritje të gjelbër) përmes të cilave ndërmarrjeve ju siguruam resurse në shumë prej 100 milionë euro.

Edhe përskaj pasigurisë politike dhe ekonomike në vitin 2017, Banka jonë nuk e humbi besimin në sektor dhe në Maqedoni dhe në kontinuitet vazhdoi me aktivitetet e saj kreditore. Si rezultat i kësaj, sipas të dhënave zyrtare të Halkbank, me rritjen e realizuar prej 19,3% u bë banka me rritjen më të madhe në sektor dhe arriti në 455 milionë euro.

Në segmentin e kreditimit të popullsisë si bankë e cila ofron produkte kreditore me kushte më të volitshme në tregun e kredive banesore, banka jonë me neto rritje prej 26 milionë euro e rriti shumën e kredive banesore në 45 milionë euro. Edhe në periudhën në vijim do të vazhdojmë ti mbështesim të gjitha projektet të cilat mendojmë se do të jenë të suksesshme dhe të realizueshme.

Vitin e kaluar arritëm sukses edhe në raport me profitabilitetin, me çrast fitimi u rrit për 14,8% dhe arriti shumën prej 8,7 milionë euro.

Me investimet që do ti realizojmë në fusha të ndryshme në periudhën vijuese, planifikojmë të rrisim shumëllojshmërinë e shërbimeve si dhe kënaqësinë e klientëve ta ngrisim në nivelin më të lartë. Në këtë drejtim, objektivi ynë është të bëhemi banka më e parapëlqyer në sektor, përmes hapjes së degëve të reja nëpër disa qytete dhe rajone ku kompania jonë nuk është e vendosur dhe me këtë të jemi më afër klientëve tanë.

Për shkak se teknologjitë dixhitale dhe mobile në masë të madhe e bëjnë jetën më të lehtë, ne si bankë edhe në vitet e ardhshme palanifikojmë që në përputhje me shprehitë e klientëve tanë dhe strukturës sonë organizative të vazhdojmë me investimet teknologjike që sigurojnë pavarësi nga koha dhe hapësira dhe e lehtësojnë jetën tonë.

Dëshiroj ti falenderoj kolegët e mi të çmuar që kontribuan për rritjen dhe profitabilitetin e bankës sonë, anëtarëve të Këshillit mbikqyrës të bankës, bankës sonë amë e cila na ofron mbështetje të vazhdueshme dhe çka është më e rëndësishmja klientëve tanë të cilët zgjedhën të punojnë me ne dhe uroj që viti 2018 për të gjithë ne të jetë viti i përmbushur me shëndet dhe sukses.

Me respekt,
Dr. Bilall Suxhubashi

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.