Përgjithësuar

Duke ju falemnderuar bashkëpunimit afatgjatë të suksesshëm me Bankën e Maqedonisë për përkrahje të zhvillimit (MBPR) për momentin Halkbank AD Skopje shfrytëzon dy linja kreditore për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të regjistruara në R. e Maqedonisë.

Momentalisht janë aktive linja kreditore nga Banka Evropiane për Investim (EIB) - 100.000.000 EUR dhe KFë. Me ndihmën e këtyre linjave vazhdojmë me përkrahjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe për klientët korporativ në zhvillimin dhe rritjen e tyre me norma të ulta dhe konkuruese të interesit.

Normat e interesit dhe kushtet

Target grupa: NVM të pavarura* (Me më pak se 250 të punësuar në kohë të papërcaktuar)

Shuma e kredisë: 5.000 EUR-666.700 EUR (shuma e projektit nuk guxon tw kalojë 25 milionë EUR)

Afati i shlyerjes: 2-3 Vite (përfshirë edhe 6 muaj grejs periudhë)

Mënyra e shlyerjes: Anuitete të barabarta mujore

Norma e interesit: 5,5%

Kompenzim për përpunim: deri 1%

Kolaterali: Kombinim të këtyre instrumenteve: Kambial në formë të aktit nga noteri; Persona fizik garantues; Hipotekë në patundshmëri, peng të lëndëve dhe të drejtave të lëvizshme, instrumente të tjera për sigurim të pranueshme për Bankën.

Sektorët e përjashtuar nga financimi:

  • Prodhim dhe eksport i armëve
  • Lojëra të fatit
  • Prodhim i duhanit
  • Aktivitete lidhur me eksperimente mbi kafshë të egra
  • Aktivitete që kanë ndikim negativ mbi ekologjinë
  • Klonimi
  • Aktivitete nga fusha e tregtisë me patundshmëri
  • Aktivitete financiare. Si për shembull tregtia me instrumente financiare.

*Për NVM të pavarura llogariten këto ndërmarrje:

  • Më pak se 25% e kapitalit ti takojë ndërmarrjes tjetër;
  • 25% ose më shumë e kapitalit ti takojë ndërmarrjes tjetër, por grupacioni të punësojë më pak se 250 njerëz;
  • 25% ose më shumë e kapitalit ti takojë organit shtetëror (zakonisht komunës) dhe e njejta të ketë buxhet vjetor më pak se 10 milionë EUR dhe më pak se 5.000 banorë;
  • Deri 50% e kapitalit ti takojë ndërmarrjeve ose institucioneve, detyra e të cilave është promovimi i NVM-ve në pajtim me përjashtimet të detajizuara në Rekomandimet e Komisionit 2003/ЕК nga 6 maj.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.