KARAKTERISTIKAT

EKZISTON NJË MËNYRË PËR NUMËR TË PAKUFIZUAR TË KËNAQËSIVE!

Me shfrytëzimin e kartelave kreditore  Mastercard World bëheni pjesë e klubit ekskluziv të shfrytëzuesve të kartelave premium të brendit Mastercard.

Kartela pa kontakt Ju mundëson që në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë me vetëm një prekje të kartelës me POS terminalin të kryeni transakcionin Tuaj. PIN autorizimi dhe autorizimi me nënshkrim personal nuk është i nevojshëm për transakcione deri në lartësinë e limitit të caktuar nga Banka (750,00  mkd ) ose deri në limitin për pagesa pa kontakt i vendosur në terminalin që mbështet kartela pa kontakt.

Mundësi për pagesë të shpejtë dhe të lehtë PA KONTAKT kudo ku gjendet shenja për pagesa pa kontakt.

 

Kartelat Mastercard World japin mundësi për shfrytëzimin e mjeteve të disponueshme nga limiti Juaj kreditor dhe qasje te të njejtat 24/7.

Është e dedikuar për pagesa pa para të gatshme në rrjetin tregtar dhe tërheqje të parave të gatshme (kesh) nga banka ose bankomati. Kartela është ndërkombëtare, mbështet pagesa në internet pa provizion për transakcione në internet faqe vendore dhe të huaja

Për të qenë shfrytëzues i kartelës MasterCard World duhet të plotësoni njërin prej këtyre kritereve:

  • Të jeni klient me marrëdhënie të rregullt pune me atë ardhura personale mujore mbi 40.000,00 mkd   ose
  • Të jeni klient me depozitë mbi 10.000 EUR në Halkbank AD Skopje   ose
  • Të keni në total neto të ardhura në bazë të fletëparaqitjes vjetore tatimore mbi 480.000,00 mkd

Kartelat e lëshuara nga Halkbank AD Skopje i posedojnë standardet më të larta për siguri në pagesat në internet (3D Secure - Verified by Visa - VbV и MC Secure Code)

Mundeni menjëherë të aplikoni për kartelë kreditore në degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje përmes këtij Aplikacioni ose nëpërmjet aplikacionit onlajn.

Që të jeni të informuar për çdo transakcion Tuajin përmes SMS info Ju lusim të plotësoni dhe dërgoni aplikacionin për SMS info deri te dega më e afërt e Halkbank AD Skopje ose na dërgoni përmes e-mailit në:  help24@halkbank.mk

Përparësitë

EKZISTON NJË MËNYRË PËR NUMËR TË PAKUFIZUAR TË KËNAQËSIVE!

Me shfrytëzimin e kartelës Mastercard World bëheni pjesë e klubit Mastercard Platinum ku keni mundësi ti shfrytëzoni të gjitha privilegjet dhe beneficionet: http://www.mastercard.com/rs/consumer/businessclub.html

Halkbank AD Skopje mundëson trajtim të posaçëm për klientët shfrytëzues të kartelës Mastercard World mbi 800 aeroporte kudo nëpër botë duke  i shfrytëzuar privilegjet e programit  Lounge Key:

https://www.loungekey.com/halkbankmk

Vlerë e shtuar e shfrytëzuesve të kartelës Mastercard World është Sigurimi shëndetësor gjatë udhëtimit në kohëzgjatje prej 1 viti dhe periudhë të mbulimit prej 45 ditëve në vit nëpër tërë botën, të cilën e mundëson Halkbank AD Skopje.

  • Mundësi për pagesa deri 60 këste dhe pa interes te tregtarët me të cilët banka ka dakordësuar bashkëpunim për pagesa me këste.
  • Mundësi për limit kreditor deri 1.200.000,00 mkd
  • Revolving limiti minimal i aprovuar kreditor 100.000,00 mkd
  • Mundësi për transkacione pa kontakt vetëm me një prekje të kartelës në POS terminalin ku është vendosur logoja për transakcione pa kontakt.

     
  • Shlyerje minimale mujore të vetëm 10% të kredisë së shfrytëzuar.
  • Grumbullimi dhe shfrytëzimi i bonus poenave (0,5% të të gjitha transakcioneve të kryera përmes kartelës kreditore në pos terminalet e Halkbank AD Skopje).
  • Mundësi për blerje me zbritje te partnerë të caktuar të Halkbank AD Skopje.
  • Kartelat e lëshuara nga Halkbank AD Skopje i posedojnë standardet më të larta për siguri në pagesat në internet (3D Secure - Verified by Visa - VbV и MC Secure Code).

Mundeni menjëherë të aplikoni për kartelë kreditore në degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje ose onlajn përmes këtij Aplikacioni.

Lounge Key

KËNAQUNI GJATË UDHËTIMEVE ME KARTELËN TUAJ MASTERCARD WORLD !!!

Halkbank AD Skopje shfrytëzuesve të kartelës Mastercard World u mundëson anëtarësim në programin Lounge Key.

Me vetë dhënien e kartelës, klienti bëhet pjesë e programit Lounge Key i cili ofron shumë privilegje. Dobitë dhe beneficionet që i ofron programi në 800 aeroporte nëpër tërë botën i gëzon poseduesi i kartelës edhe një person tjetër sipas zgjedhjes së tij.

Më tepër informacione se cilat aeroporte janë të përfshirë në program dhe kushtet për shfrytëzimin mund ti shikoni në këtë link:

https://www.loungekey.com/halkbankmk

Për qasje dhe informacion më të lehtë se në cilat aeroporte mund të shfrytëzohet anëtarësia, mund të shkakrkohet aplikacioni për pajisje mobile me sistem operativ iOS  dhe Android. Mundeni falas ta shkarkoni nga App Store për pajisjet IOS ose nga Play Store për pajisjet Android.

    

Përmes aplikacionit mobil mundeni të krijoni edhe profil personal për kërkim më të lehtë të aeroporteve nëpër botë.

Nëse edhe më tej nuk keni kartelë Mastercard World mund të aplikoni për kartelë kreditore në degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje ose onlajn përmes Aplikacionit.

Provizionet

Norma e interesit 10,75%
Tërheqja e parave të gatshme (kesh) në bankomatët e Halkbank 2,50 % min. 150,00 mkd
Tërheqja e parave të gatshme (kesh) në sportelet e Bankës 3,0% min. 200,00 mkd
Tërheqja e parave të gatshme (kesh) në bankomatët e bankave të tjera 3,0% min. 200,00 mkd
Tërheqja e parave të gatshme (kesh) në sportelet e bankave të tjera 3,0% min. 200,00 mkd
Anëtarësia vjetore për kartelën themelore 3.000,00 mkd
Anëtarësia vjetore për kartelën plotësuese 1.500,00 mkd
Për qarkullim të bërë vjetor prej min 150.000,00 mkd Pa anëtarësi
Ridhënia para skadimit të afatit (kartelë e dëmtuar/humbur) 300,00 mkd
Ridhënia e PIN-it Pa kompenzim
Kompenzim për përpunimin urgjent të kartelës 600,00 mkd
Kompenzim për dhënien e faturës Pa kompenzim
Bllokimi i kartelës me kërkesë të klientit përmes Help24, email ose me shkrim 200,00 mkd
Debllokim i kartelës 100,00 mkd
Kompenzim për reklamacion të pabazuar 600,00 mkd
Kompenzim për vërejtje 100,00 mkd
Minimum shlyerje të borxhit mujor 10%
Kompenzim për përpunimin e kartelës themelore 100,00 mkd
Ridhënia e rregullt e kartelës 100,00 mkd
Ndryshimi i limitit kreditor 300,00 mkd
Ndryshimi i PIN-it në sportel 50,00 mkd

Pyetje

PYETJET MË SHPESH TË PARASHTRUARA

Si mund të aplikoj për kartelë kreditore?

Duhet të vizitoni degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje  ku do duhet të vlerësohet aftësia juaj kreditore dhe ku do mundeni të tërhiqni dokumentacionin e nevojshëm për aplikim ose onlajn përmes Aplikacionit.

Dokumentacioni i nevojshëm?

  • Aplikacion për kartelë kreditore të plotësuar nga shfrytëzuesi dhe punëdhënësi
  • Ekstrakt nga llogaria për tre muajtë e fundit
  • Kopje të letërnjoftimit
  • Debitim direkt
  • Për institucione private në mënyrë plotësuese duhet edhe: formulari М1/М2 i vërtetuar nga punëdhënësi

Deri në çfarë shumë mund të kryej transakcion pa kontakt?

PIN autorizimi dhe autorizimi me nënshkrim personal nuk është i nevojshëm për transakcione deri në lartësinë e limitit të caktuar nga Banka (750,00  mkd ) ose deri në limitin për pagesa pa kontakt i vendosur në terminalin që mbështet kartela pa kontakt.

Si mund të paguani borxhin e kartelës kreditore (automatikisht)?

Nëse jeni pranues i rrogës në Halkbank AD Skopje, mund të nënshkruani debitim direkt me të cilin automatikisht çdo muaj do ju tërhiqen mjete nga llogaria juaj për shlyerjen e borxhit nga kartela kreditore me çka kurseni edhe kohë. Shuma minimale e borxhit duhet të paguhet deri në ditën e 10 të muajit.

Sa zgjat procedura për dhënien e kartelës së re?

Me aprovimin e kërkesës, procedura për dhënien e kartelës zgjat 2 ditë pune që kartela të dorëzohet deri te dega ku shfrytëzuesi ka vendosur që ta tërhjek, dhe për të njejtën do të informoheni me anët të SMS porosisë.

Si mund të siguroj faturë për kartelën kreditore përmes e-mailit?

Duhet vetëm që ti njoftoni kolegët në degë/ekspoziturë për e-mail adresën në të cilën dëshironi të pranoni faturat që të përditësohet e dhëna dhe të dorëzohet faturë çdo muaj deri te adresa e dhënë.

PYETJET MË SHPESH TË PARASHTRUARA PËR PROGRAMIN LOUNGE KEY

Kush mund ta shfrytëzojë kartelën Mastercard World për qasje në Lounge Key?

Poseduesi i kartelës Mastercard World ka privilegjin ti shfrytëzojë beneficionet e programit Lounge Key duke paraqitur kartelën bashkë me bording kartën e tij dhe dokumentin e identifikimit  (letërnjoftim/pasaportë).

Kartela Mastercard World është edhe më tej valide, por nuk mund të kem qasje në Lounge Key?

Ju lusim të kontaktoni Bankën dhënëse të kartelës - Halkbank AD Skopje .

A mund ti gëzoj beneficionet e Lounge Key nëse kartelën Mastercard World nuk e mbaj me vete?

Gjithmonë duhet të paraqitni kartelën personave përgjegjës që t’ju mundësojnë qasje Lounge Key.

Kartelën Mastercard World ma kanë vjedhur, a mund ti gëzoj beneficionet e Lounge Key derisa të ma japin kartelën e re?

Kartela duhet të jetë ridhënë dhe ta paraqitni personave përgjegjës që t’ju mundësojnë qasje Lounge Key.

 

KUJDESI PËR SHFRYTËZUESIT

Më janë tërhequr mjete nga kartela  Mastercard World derisa kam qenë në LoungeKey,  ndërsa jam i njoftuar se nuk duhet. Ku të drejtohem?

Ju lusim të kontaktoni bankën dhënëse të kartelës për mjetet e tërhequra nga kartela.

Nuk isha i kënaqur nga shërbimi në LoungeKey, ku mund të parashtroj ankesë?

Lëvdatat dhe ankesat tuaja mund ti dërgoni deri te Banka dhënëse e kartelës dhe të definoni saktë se për cilin Lounge Key bëhet fjalë.

KUSHTET NË LOUNGEKEY

A mundet person i mitur/fëmijë të hyjë në LoungeKey ?

Në shumicën e aeroporteve është e lejuar hyrja e personave të mitur/fëmijëve në LoungeKey, por për siguri më të madhe kontrolloni Lounge Key konkret përmes mundësisë për kërkim në faqen zyrtare www.loungekey.com/halkbankmk

A është e kufizuar koha për prezencë në LoungeKey?

Në çdo LoungeKey ka rregulla të ndryshme për kohën që mund ta shfrytëzoni. Për më shumë informacione Ju lusim të kontrolloni Lounge Key konkret përmes mundësisë për kërkim në faqen zyrtare www.loungekey.com/halkbankmk 

si të lokalizosh një LOUNGEKEY?

Nuk mund ta gjej lokacionin e LoungeKey konkret- Si ta gjej më lehtë lokacionin?

Ju lusim të kontrolloni lokacionin përmes mundësisë për kërkim në faqen zyrtare   www.loungekey.com/halkbankmk

Vallë me kartelën me të cilën mund të vizitoj  LoungeKey më është mundësuar edhe qasja prioritare për fluturimin?

Me kartelën Ju është mundësuar vetëm qasja deri te LoungeKey konkret.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.