Karakteristikat

Mastercard Business Debit është kartelë debitore dedikuar për persona juridikë e cila është e lidhur me llogarinë Tuaj.

Mastercard Business Debit është kartelë ndërkombëtare dedikuar për transakcionet pa para të gatshme në të gjithë POS terminalet që kanë të shënuar logon e Mastercard dhe për tërheqjen e parave të gatshme (kesh) në bankomatët në vend dhe jashtë vendit.

Kartelë debitore e cila çdo afaristi i mundëson pagesë të shpejtë dhe të lehtë PA KONTAKT kudo ku gjendet shenja për pagesa pa kontakt.

Autorizim me Pin dhe autorizim me nënshkrim personal nuk ka nevojë për transakcione deri në lartësinë e limitit të caktuar nga Banka (750,00  mkd ) ose deri në limitin për pagesë pa kontakt të vendosur në terminalin që mbështet kartela pa kontakt.

Mastercard Business Debit mund të përdoret nga ana e pronarëve të kompanisë, menaxherëve, të punësuarve në kompani të autorizuar nga ana e pronarit. Llogaria e kartelës është e lidhur me llogarinë e kompanisë në Halkbank AD Skopje. Të gjitha kartelat individuale dhe plotësuese mund të lidhen me llogarinë primare të kompanisë ose të lidhen me llogari të tjera të personave juridikë të hapur për atë qëllim.

Kartelat e lëshuara nga Halkbank AD Skopje i posedojnë standardet më të larta të sigurisë në pagesat në internet (3D Secure - Verified by Visa - VbV dhe MC Secure Code).

Për kartelë debitore Master Business mund të aplikoni në degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje ose onlajn përmes Aplikacionit.

Që të jeni të informuar për çdo transakcion Tuajin përmes SMS info, Ju lusim të plotësoni dhe dorëzoni aplikacionin për SMS info deri te dega më e afërt e Halkbank AD Skopje ose ta dorëzoni në email:  help24@halkbank.mk

Përparësitë

Me shfrytëzimin e kartelës Mastercard Business Debit lehtësoni punën e Biznesit Tuaj. Shpejtë dhe lehtë kryeni të gjitha pagesat kudo nëpër botë ku është ekspozuar logoja Master.

  • Realizim i shpejtë i transakcioneve
  • Mundësi për tërheqjen e parave të gatshme (kesh) nga llogaria Juaj depozituese
  • Mundësi për transakcione pa kontakt me vetëm një prekje të kartelës në POS terminal ku është ekspozuar logoja për transakcione pa kontakt

  • Lehtësim të biznes rutinës Tuaj të përditshme: blerje, takime afariste, udhëtime zyrtare, pagesa të taksave rrugore, karburant për automjetin Tuaj zyrtar
  • Lehtësim për shfrytëzuesit Tuaj për kartela plotësuese dhe limit të rregulluar ditor për shfrytëzim
  • Mundësi për shfrytëzimin e minusit të aprovuar në llogari
  • Disponibilitet të mjeteve Tuaja 24/7
  • 24/7 orë mbështetje për shfrytëzuesit kudo në botë përmes kontakt qendrës HELP 24  help24@halkbank.mk ose në tel: +389(0)2 3296 330

Nëse nuk jeni shfrytëzues i kartelës Mastercard Business Debit mund të aplikoni përmes aplikacionit ose në degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje.

Nëse do dëshironit të jeni të informuar për çdo transakcion Tuajin përmes SMS porosisë, Ju lusim të plotësoni dhe dorëzoni Aplikacionin për SMS info deri te dega më e afërt e Halkbank AD Skopje.

Provizionet

Kartela debitore Mastercard Debit Business    
Tërheqja e parave të gatshme (kesh) në bankomatet e Halkbank 0.2% ose min. 60,00 denarë
Tërheqja e parave të gatshme (kesh) në bankomatet e bankave të tjera 2%  ose min. 150,00 denarë
Anëtarësia vjetore e llogarisë themelore 600,00 denarë
Anëtarësia vjetore për kartelë 200,00 denarë
Për qarkullim vjetor mbi 600.000 mkd  Pa kompenzim
Zëvendësim të kartelës së dëmtuar                      300,00 denarë
Kompenzimi për përpunimin urgjent të kartelës 600,00 denarë
Kompenzimi për reklamacion të pabazuar 600,00 denarë
Ridhënia e Pin-it Pa kompenzim

Pyetje

Si mund të aplikohet për Mastercard Business Debit?

Mund të aplikohet përmes aplikacionit ose ta vizitoni degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim për kartelë debitore?

Aplikacion i plotësuar për kartelë debitore Mastercard Business i nënshkruar nga administruesi i ndërmarrjes dhe kopje të letërnjoftimit dhe nënshkrim të përdoruesit të kartelës.

Sa zgjat procedura për dhënien e kartelës?

Me aprovimin e kërkesës, procedura për dhënien e kartelës merr 2 ditë pune që kartela të dorëzohet deri te dega nga ku shfrytëzuesi ka vendosur ta tërhjek kartelën dhe për të njejtën do të njoftohet përmes SMS porosisë.

Si të kryej transakcion pa kontakt?

Kartela pagesore Mastercard Business Debit Ju mundëson të kryeni transakcione pa kontakt me vetëm afrimin e kartelës te POS terminali i cili ka mundësi për kryerjen e transakcioneve pa kontakt.

Autorizim me Pin dhe autorizim me nënshkrim personal nuk ka nevojë për transakcione deri në lartësinë e limitit të caktuar nga Banka (750,00  mkd ) ose deri në limitin për pagesë pa kontakt të vendosur në terminalin që mbështet kartela pa kontakt. Mbi shumën prej 750,00 mkd ose mbi limitin e vendosur në terminal për kryerjen me sukses të transakcionit klienti duhet të futet PIN kodi i cili është rregulluar në kartelën pagesore.

Vlefshmëria e kartelës?

Vlefshmëria e kartelës është 3 vite me mundësi për ridhënie.

Informohu për

Trego
Nevojën tënde!

Informohu për

KURSIM PËR FËMIJË

Kurse
për fëmijët tuaj

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.