Halk Banka AD Skopje është pjesëmarrës i drejtpërdrejtë i aukcioneve primare të letrave shtetërore me vlerë - LSHV ( Bono të thesarit dhe Obligacione shtetërore), në emër dhe llogari të pjesëmarrësve jo të drejtpërdrejtë (rezidentë dhe jorezidentë, ndërmarrje dhe persona fizik) 

Banka siguron përkrahje logjistike (konsalting dhe realizim optimal të kërkesave të klientëve) si ndërmjetësues aktiv gjatë tregtimit të OTS-ve sekondare dhe repo tregut me LSHV-të e përmendura, si dhe letrat tjera me vlerë potenciale kolaterizuese (letra me vlerë korporative dhe etj).  

Nga aspekti teknik, parakusht mandator për tregtim me letrat me vlerë të përmendura të pjesëmarrësve jo të drejtpërdrejtë është hapja e llogarisë në Depozituesin qendror për letra me vlerë. 

Në lidhje me kushtet formale lidhur me disa dokumente dhe proçedura të caktuara teknike (kërkesa, shuma minimale, afate, instruksione për pagesë, kontrata etj.) për tregtim, Ju ftojmë drejtpërdrejtë ti kontaktoni të punësuarit tonë në Drejtorinë për menaxhim me mjete, likuiditet dhe tregtim linqe të dobishme:

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.