17.04.2018

“SMART KESH”

Tërheqje të parave të gatshme nga ATM-të pa përdorimin e kartelës.

Halkbank për klientët e saj persona fizikë ka inkorporuar funksionalitet të ri dedikuar për persona me llogari transakcionale aktive dhe kartelë debitore për tërheqjen e parave të gatshme nga bankomatët pa kartelë duke përdorur bankingun elektronik dhe aplikacioonin mobil.

Shërbimi Smart Kesh i cili mundëson fleksibilitet më të madh gjatë shfrytëzimit të parave të gatshme nga ana e shfrytëzuesve të bankingut elektronik të Bankës dhe paraqet risi në treg dhe është shërbimi i parë i këtij lloji i lansuar në Maqedoni.

Celulari i shfrytëzuesit të bankingut elektronik shndërrohet në pajisje për tërheqjen e parave të gatshme ose pajisje për dërgimin e parave të gatshme personave të tjerë të cilët edhe nuk duhen të jenë klientë të Halkbank.

Duke zgjedhur fushën SMART KESH përmes bankingut elektronik ose aplikacionit mobil e gjeneroni kodin 10 shifror i cili duhet të përdoret në ATM-të e Halkbank në kohëzgjatje prej 12 orëve. Kodi i njëjtë mund ti dërgohet edhe personit tjetër i cili mund ta shfrytëzojë kodin për tërheqjen e parave të gatshme prej ATM-ve.

Tërheqja e parave të gatshme pa kartelë tash është e mundur me Halkbank!

Më tepër informacione mbi shfrytëzimin e shërbimit SMART KESH mund të gjeni në këtë Udhëzim.

* Për të aktivizuar shërbimin, përditësoni aplikacionin celular

Me respekt,
Halkbank AD Skopje

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.