28.12.2017

Mirë se vini në hapësirat e degës së re të halkbank në saraj!

Me shumë kënaqësi Ju ftojmë të na vizitoni në degën e re të Halkbank në Saraj në Shkup në rrugën 20 nr.83b.

 Me prezencën e saj në qytet përmes hapjes së degëve të reja, Halkbank edhe më tepër po i afrohet nevojave të qytetarëve, duke bërë edhe një hap përpara drejt arritjes së qëllimit të saj, të jemi më afër nevojave të përditshme bankare të qytetarëve dhe afaristëve.

Me hapjen e kësaj dege vazhdojmë të punojmë në përputhje me strategjinë tonë, vazhdimisht duke i ndjekur risitë dhe arritjet bashkëkohore në botën bankare, me çrast me kohë duke i implementuar në punën e përditshme në degët tona.

Në degën e re do të jenë në dispozicion të gjitha produktet dhe shërbimet e HALKBANK AD Skopje (kursime, qarkullimi pagesor në vend dhe jashtë vendit, bankingu elektronik, kreditimi i personave fizikë dhe juridikë, transferta e shpejtë e parave përmes Western Union, dhënien e kartelave pagesore VISA dhe MasterCard ), do të prezantohen të gjitha risitë që Banka vazhdimisht i inkorporon në treg dhe para së gjithash do të ndërtohen raporte të afërta dhe cilësore me të gjithë klientët ekzistues dhe ata të rinj.

HALKBANK AD Skopje në fund të vitit 2017 arriti numrin prej 39 degëve në gjithsej 20 qytete të Maqedonisë. Në këtë mënyrë kontribuoi për rritjen dhe hapjen e vazhdueshme të vendeve të reja të punës.

Me respekt,
Halkbank AD Skopje

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.