05.01.2017

Huaja e GGF prej 10 milionë euro e përforcon potencialin e halkbank për financimin e efikasitetit energjetik

  • Huaja e GGF shënon gjashtë vjetorin e bashkëpunimit me Halkbank
  • Masat për efikasitetin energjetik të financuara me huanë e GGF janë të dedikuara për kursim vjetor të energjisë prej gati 50.000 MWh dhe reduktim të emisionit të CO2 prej rreth 15.000 tonelata metrike.

Green for Growth Fund (GGF) i aprovoi Halkbank-ës hua prej 10 milionë euro dedikuar për rritjen e efikasitetit energjetik (ЕЕ) në Maqedoni. Huaja është e treta me rradhë që Fondi i aprovon Halkbank-ës Skopje që nga viti 2010, kur Huadhënësi u bë vendi i parë i cili ofroi produkte për financimin e EE. Investimi i fundit e përforcon bashkëpunimin e suksesshëm dhe afatgjatë dhe e reflekton synimin e dëshmuar të Halkbank për promovimin e reduktimit të konsumit energjetik në Maqedoni.

Huaja e GGF do i mundësojë Halkbank-ës që ti rrisë rrethin dhe sasinë e produkteve Eko k- kreditore, të cilat mund të shfrytëzohen për financimin e masave për EE në ndërmarrjet maqedonase, për zëvendësimin e pajisjeve të vjetruara bujqësore nëpër farma dhe për pajisjen e shtëpive me teknologji për konsum më të ultë të energjisë. Përveç kësaj, huaja e fundit përfshin edhe ndihmë teknike nga GGF I cili do ti mbështesë aktivitetet shitëse dhe promovuese të Halkban-ës, si dhe krijimin e produkteve plotësuese kreditore për EE.

Kryesuesi i GGF, Christopher Knowles, thotë: “GGF i siguroi Halkbank-ës mbështetje në kuadër të huave të para për efikasitet energjetik në vitin 2010 dhe partneriteti ynë i vazhdueshëm i mundësoi mijërave qytetarë të Maqedonisë të reduktojnë konsumin e tyre energjetik, çka paraqet njërin prej qëllimeve themelore të Fondit.”

Turhan Ademi U.D. Drejtori kryesor ekzekutiv i Halkbank AD Skopje, thotë: “Kreditë janë të dedikuara për projekte energjetike efikase, mbështetje të projekteve me të cilët mundësohet përdorimi i vogël i energjisë, pa u zvogëluar kualiteti i jetesës.
Kreditë për efikasitet energjetik, klinetëve tanë do ju ndihmojnë që të arrijnë kursim të konsiderueshëm të konsumit primar të energjisë. "

PËR GGF-në

Green for Growth Fund investon në masa dedikuar reduktimit të konsumit të energjisë dhe emisionit të CO2 me së paku 20%, në 19 tregje nëpër Evropën Juglindore, Kaukaz, Ukrainë, Molldavi, Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore. Fondi u siguron financa partnerëve lokalë të cilët më tej i japin të njejtat ndërmarrjeve dhe amvisërive private dhe investon në mënyrë të drejtpërdrejtë, fillimisht nëpërmjet kontributit në borxhin themeltar, në projekte për energji të ripërtritshme. Linja kreditore e GGF për ndihmë teknike e rrit ndikimin e Fondit nëpërmjet mbështetjes në ndërtimin e kapaciteteve tek institucionet dhe partnerët lokal financiar.

GGF-ja është themeluar si partneritet publiko-privat në dhjetor të vitit 2009 nga Banka e zhvillimit KfW e Gjermanisë dhe Fondi evropian investicional, me mbështetje financiare nga Komisioni evropian, Ministria federale gjermane për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim dhe Banka zhvillimore austriake OeEB. Baza ngritëse e investitorëve të Fondit përfshin agjenci donatorësh, institucione financiare ndërkombëtare dhe investitorë privatë institucional, ndër të cilat edhe Korporata financiare ndërkombëtare, Banka zhvillimore holandeze FMO, Banka etike gjermane GLS, Kisha e Suedisë. GGF-ja udhëhiqet nga ana e Oppenheim Asset Management Services S.àr.l., Lluksemburg, me këshilla nga Finance in Motion GmbH. MACS Management & Consulting Services GmbH, Frankfurt në Majna ka rolin e këshilltarit teknik. Për më shumë informacione për Green for Growth Fund, Ju lutemi të vizitoni faqen:  http://www.ggf.lu  

Për Halkbank

Halkbank AD Skopje (Halkbank) vendos standarde më të larta për shërbime financiare më të shpejta dhe kualitative në tregun maqedonas nëpërmjet implementimit të proceseve inovative në punën e saj afariste. Me 36 degë në Maqedoni, lidhje korresponduese me mbi 400 banka dhe llogari në 13 banka të huaja, Halkbank ka rrjet të gjerë nacional dhe ndërkombëtar.
Halkbank, e cila sipas standardeve të BPRM-së është bankë e madhe, gëzon reputacion si bankë e besueshme, e orientuar kah klientët, edhe bankë inovative dhe dinamike në tregun e Maqedonisë.

Halkbank, gjithashtu është edhe institucion me përgjegjësi shoqërore dhe ekologjike dhe nga fillimet e saj pandërprerë e mbështet zhvillimin dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor, zhvillimin e shumë segmenteve social, si dhe sportin dhe kulturën. Në aspektin e sigurimit të mjeteve për kreditim afatgjatë, banka ka krijuar partneritete afatgjata me institucione financiare ndërkombëtare, me çka rezulton me kontribut drejt zhvillimit të ekonomisë maqedonase në tërësi.

Në vitin 2015 Halkbank tregoi kontinuitet në mbështetjen e sektorit real dhe ekonomisë, duke ruajtur nivelin e lartë të kualitetit të shërbimeve të ofruara. Portfolio kreditore e Halkbank shënon rritje prej 275,7 milionë euro në 335,5 milionë euro ose rritje prej 21%. Në tregun e kreditimit vërehet neto rritje prej 392 milionë euro, ku halkbank ka pjesëmarrjen primare prej 15,2% të huave totale të paguara ose të aprovuara me 59,8 milionë euro shtesë ndërmarrjeve maqedonase dhe popullsisë.
Për më shumë informacione vizitoni faqen http://www.halkbank.com.mk.

Kontakti me GGF-në për mediumet
Erik Kulp
Person zyrtar për marrëdhënie me mediumet
Telefoni: +49 (0)69/271 035-307
E-posta: press@ggf.lu

Kontakti i Halkbank për mediumet
Departamenti për marrëdhënie me publikun
Telefoni: +389 (0)2 3250 926
E-posta: pr@halkbank.mk

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.