12.03.2018

HALKBANK EDHE ME NJË DEGË NË TETOVË

Të nderuar klientë,

Me qëllim që t’ju mundësojmë qasje më të madhe dhe shërbim më efikas, nga data 12.03.2018 filluam me punë edhe në degën e dytë me rradhë në Tetovë.

Në degën e re do të jenë në dispozicion të gjitha produktet dhe shërbimet e HALKBANK AD Skopje (depozitat, qarkullimi pagesor në vend dhe jashtë vendit, bankingu elektronik, kreditimi i personave juridikë dhe fizikë, transfertë të shpejtë të parave përmes Western Union, lëshimi i kartelave pagesore VISA dhe MasterCard ), do të prezantohen të gjitha risitë që Banka në kontinuitet i fut në treg, dhe para së gjithash, do të ndërtohen realcione të afërta dhe cilësore me të gjithë klientët e rinj dhe ata ekzistues.

Dega e dytë në Tetovë gjendet në Rr..”Vonvardarska“ nr.1, 1200 Tetovë, R. e Maqedonisë.

Orari i punës: 08.30-16.30.

Me respekt,
Halkbank AD Skopje

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.