Informacione të përgjithshme

Halkbank AD Skopje ofron kredi për persona fizikë që janë në marrëdhënie të rregullt të punës. Kredinë mund t’a shfrytëzoni për blerjen e banesës, si dhe kredi afatgjatë pa dedikim si dhe rifinancimin e plotë të ekspozimeve tuaja në bankat e tjera sipas çdo baze. Gjithashtu, këtë lloj të kredisë mund t’a shfrytëzoni për likuidimin e ekspozimeve të tëra kreditore të personit tjetër nga familja e juaj. Për informacione më të hollësishme drejtohuni në degën më të afërt për Kredi hipotekare në Halkbank Ad Skopje.

Përparësitë

Kredia që ofron Halkbank AD Skopje është me normë më të ulët të interesit, afati kohor për shlyerje është deri 240 muaj, normë të ulët të shpenzimeve të përgjithshme të kredisë si dhe lehtësime të shumta sa i përket kolateralit.

Kushtet per Kredi

  • Afati maksimal: deri 240 muaj
  • Norma e interesit:  6,5% normë vjetore të ndryshueshme të interesit, normë vjetore e shpenzimeve të përgjithshme (SVT 6,83%).
  • Provizioni për përpunimin e kredisë: 1% nga shuma e kredisë
  • Shpenzimet për kredinë: 350,00 MKD  (kompenzimi paguhet para arkëtimit të kredive dhe nuk paguhet për kërkesat e refuzuara dhe të anuluara), blanket kambiali, vërtetim noterial të kambialit si dhe shpenzimet për vlerësim në përputhje me tarifën e bankës.
  • Aftësia kreditore: 1/2 nga të ardhurat e përgjithshme mujore me mundësi për bashkëhuamarrës.
  • Kolaterali/Sigurimi: Hipotekë në patundshmëri në vlerë prej 1:1,4 nga shuma e kredisë, kambial dhe deklaratë kambiali, me mundësi për bashkëhuamarrës.

Pyetjet më shpesh të parashtruara

A ekziston mundësia për bashkëhuamarrës te kredia hipotekare?

Ka mundësi për përfshirje të bashkëhuamarrësit i cili duhet të jetë në marrëdhënie të rregullt të punës në Administratën shtetërore, SHA dhe institucione financiare si dhe në ndërmarrje private me bonitet të mirë e cila është e pranueshme për Halkbank AD Skopje.

Nëse nuk kam pronë në emrin tim, si do mund të marr kredi hipotekare?

I nderuar, nëse nuk keni pronë në emrin Tuaj, mund të vihet pronë tjetër nën hipotekë me pëlqim paraprak të vërtetuar te noteri nga poseduesi i pronës.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.