Informacione të përgjithshme

Halkbank AD Skopje ofron kredi banimi për persona fizikë që janë në marrëdhënie të rregullt pune. Kredinë mund ta shfrytëzoni për blerjen e banesës ose blerjen e hapësirës afariste si dhe për rifinancimin e ekspozimeve tuaja në bankat tjera në bazë të kredisë së banimit. Halkbank AD Skopje ofron kredi të volitshme banimi që i përshtaten nevojave Tuaja.

Përparësitë

Kredinë që ofron Halkbank AD është me normë më të ulët të interesit, afati kohor i shlyerjes është deri 240 muaj, normë të ulët të shpenzimeve të përgjithshme të kredisë dhe shumë lehtësira sa i përket kolateralit (sigurimit).

Norma e interesit dhe shpenzimet

  • Shuma: deri 200.000 EUR
  • Afati maksimal: deri 30 vite
  • Grejs periudha: 12 muaj
  • Norma e interesit:
    • Normë nominale të interesit prej 7,00% e ndryshueshme, norma e shpenzimeve të përgjithshme 7.23% (SVT).
    • Provizioni për përpunimin e kredisë: 0% nga shuma e kredisë.
  • Shpenzimet për kredinë: 200,00 MKD  (kompenzimi paguhet para arkëtimit të kredive dhe nuk paguhet për kërkesat e refuzuara dhe të anuluara), blanket kambiali, shpenzime noteriale.
  • Aftësia kreditore: 1/2 nga të ardhurat e përgjithshme mujore me mundësi për bashkëhuamarrës.
  • Kolaterali/Sigurimi: Hipotekë në patundshmëri në vlerë prej 1:1,2, kambial dhe deklaratë kambiali

Pyetjet më shpesh të parashtruara

Të hyrat e mia mujore janë të ulta. A ekziston mundësia për bashkëhuamarrës te kredia e banimit?

Halkbank AD ju jep të gjithë mundësitë për ti plotësuar nevojat Tuaja, kurse këtu është edhe mundësia për të pasur bashkëhuamarrës për kredinë tuaj.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.