Përgjithësuar

Rrini në kontakt të vazhdueshëm me mjetet tuaja dhe kini qasje të lehtë tek to 24/7. Me Visa electron dhe Maestro kartelat debitore gjothmonë dispononi me mjetet tuaja në mënyrë të sigurt. Dy llojet e kartelave janë ndërkombëtare, mundësojnë internet pagesa dhe mundësojnë shfrytëzimin e mjeteve që keni në dispozicion në llogarinë transakcionale si dhe minusin e lejuar të mjeteve. Mos e humbni mundësinë të udhëtoni dhe bleni nëpër tërë botën me Visa Electron dhe Maestro kartelat debitore. Mundeni menjëherë të aplikoni në degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje duke plotësuar aplikacionin  

Përparësitë

  • Pagesa të thjeshta dhe fleksibile pa para të gatshme në rrjetin tregtar 
  • Shfrytëzim të të gjithë bankomatëve me logon Maestro ose Visa, Internet pagesa, Kontroll dhe pasqyrim të shpenzimeve tuaja dhe transakcioneve për shkak të rezervimit të azhornuar të mjeteve të shpenzuara.
  • Mundeni menjëherë të aplikoni në degën/ekspoziturën më të afërt të Halkbank AD Skopje duke plotësuar aplikacionin.
  • Nëse dëshironi të jeni të informuar mbi çdo transakcion nëpërmjet SMS porosisë, Ju lutemi plotësoni dhe dorëzoni Aplikacionin për SMS info deri në degën më të afërt të Halkbank AD Skopje. 

Provizionet

Visa Electron & Maestro
Tërheqja e parave të gatshme nga bankomatët e Halkbank AD pa provizion
Printim të raportit nga bankomati i Halkbank AD pa provizion
Tërheqje të parave nga bankomatët e tjerë 2% ose minimum 120MKD
Kompenzim për përgaditjen e kartelës debitore pa provizion
Kompenzim për përgaditjen e kartelës debitore pa provizion
Kompenzim për përgaditjen e kartelës debitore shtesë pa provizion
Ridhënie të kartelës debitore për shkak të dëmtimit (ridhënie të kartelës debitore dhe PIN-it) 300,00 MKD
Tërheqje të parave nga sportelet e Bankës pa provizion
Tërheqje të parave nga sportelet e bankave tjera 2% ose minimum 120MKD
Kompenzim për bllokimin e kartelës pa provizion
Kompenzim për debllokimin e kartelës 60,00 MKD
Kompenzim për reklamacion të pabazuar 600,00 MKD

Pyetjet më shpesh të parashtruara

Ku qëndron dallimi mes kartelës debitore dhe asaj kreditore?      

Kartela debitore është e lidhur me llogarinë tuaj transakcionale. Mundëson shfrytëzimin e mjeteve të disponueshme në llogarinë transakcionale dhe të mjeteve nga minusi i lejuar. Gjithashtu kartela mund të shfrytëzohet edhe për internet pagesa. Kurse, kartela kreditore është çip revolving kartelë ndërkombëtare dedikuar për pagesa në vende shitëse, tërheqjen e parave të gatshme nga bankomatët në vend dhe jashtë vendit. Revolving kartela kreditore në thelb është kredi e miratuar që automatikisht është i ripërtëritshëm dhe të cilin Banka e aprovon në emër të aplikuesit për kartelë kreditore. Për shumën e shfrytëzuar, limiti i disponueshëm kreditor zvogëlohet, kurse pas pagesës së shumës së shfrytëzuar, e njejta shumë është përsëri në dispozicion për shfrytëzim nga ana e shfrytëzuesit të kartelës kreditore. Edhe kjo kartelë mund të shfrytëzohet për internet pagesa. 

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për kartelë debitore?  

Plotësoni aplikacionin për kartelë debitore dhe kopje nga letërnjohtimi.

Za zgjat procedura e dhënies së kartelës?

Procedura zgjat 2 ditë pune, për arsye se duhet pak kohë që kartela të dorëzohet deri te dega ku shfrytëzuesi ka vendosur që ta tërhjek, dhe për të njejtën do të informoheni me anët të SMS porosisë. 

çka do të thotë minusi i lejuar dhe si mund të fitohet?

Minusi i lejuar paraqet limit kreditor në llogarinë transakcionale që dispononi për të shpenzuar. Që të aplikoni për minusin e lejuar, duhet që ta vizitoni degën më të afërt të Halkbank AD Skopje, ku do të realizohet kontrolli i aftësisë suaj kreditore dhe do të mund të tërhiqni dokumentacionin për aplikim.

                                                             

Informohu për

Trego
Nevojën tënde!

Informohu për

KURSIM PËR FËMIJË

Kurse
për fëmijët tuaj

Shko në

E-BANKING

Bëj
Transakcione bankare nga kudo!

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.