Përgjithësuar

Të gjithë marrëveshjet afariste kërkojnë siguri, efikasitet dhe respekt të ndërsjellë. Partnerë në këto transakcione kryesisht janë Banka dhe klientët e saj. Me qëllim që të mbrohen interesat e klientit, Banka e ofron kredibilitetin, mjeshtërinë dhe teknologjinë e komunikimit modern të saj, në vend dhe jashtë vendit. Strategjia afariste e Bankës te këto produkte bazohet në shërbimin e shpejtë dhe të sigurt të klientit, me qëllim të kontribuimit në kryerjen kompetente të shërbimeve, me çrast sigurohet rezultat më i mirë në punën e klientit. 

Garancioni në denarë është dokument i shkruar me çka Banka-garantues obligohet se në mënyrë të parevokueshme dhe pa kusht do të kryej pagesa në shumë të caktuar në dobi të shfrytëzuesit të garancionit. Sipas nevojave të klientit Halkbank AD Skopje i lëshon të gjithë llojet e garancioneve në denarë: garancion doganor, garancion për pagesa avans, garancion tenderik, garancion pagesor, garancion për realizim kualitativ, etj. 

Nëse shisni produkte, shërbime, participoni në tenderë, kryeni punë, kryeni pagesa avans, instaloni pajisje të re dhe jeni pajtuar që për kryerjen e punëve do të paraqitni garancion bankar, në Halkbank AD Skopje mund të aplikoni për garancion në denarë me kushte më konkuruese në treg sa i përket provizioneve, kompenzimeve dhe kolateralit.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.