Përgjithësuar

Njësia për punë dokumentare i shërben klientët e saj varësisht nga kërkesat e tyre kurse në pajtim me rregullativën e vlefshme ligjore dhe në pajtim me rregullat ndërkombëtare.

Produktet si Inkaso, Akreditivi dhe Garancioni në denarë janë produkte që i ofron Halkbank AD Skopje.Banka lëshon garancion devizor në dobi të shfrytëzuesit, në bazë të kërkesës së klientit dhe do të realizohet pagesë kur shfrytëzuesi do të paraqesë kërkesë deri te Banka në afatin e parashikuar dhe kur kushtet e garancionit të plotësohen. Garancioni bankar paraqet obligim të parevokueshëm për Bankën të paguaj shumë të caktuar parash në rast të mosrealizimit të obligimeve të kontratës nga ana e urdhërdhënësit. 
Garancioni mund të shfrytëzohet si mjet në pagesat ndërkombëtare.

Gjatë hapjes së garancionit nga ana e Bankës në dobi të shfrytëzuesit dërgohen swift porosi autentike, porositë kanë për qëllim garantimin e validitetit të porosisë si dhe kushtet tjera të garancionit vallë janë plotësuar.

Halkbank AD Skopje Ju ofron spektër të gjerë të këtij lloji të instrumentit dhe vepron si partneri Juaj me përvojë afatgjate me garancionet, duke siguruar solucione adekuate profesionale botërore.Ky instrument është rregulluar me rregullat e vetme ndërkombëtare të gjithëpranueshme për garancionet, (Revision 2010, Publication N.758E issued by ICC in Paris).

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.