INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME

Duke iu falemnderuar bashkëpunimit të suksesshëm shumëvjeçar me Fondin evropian për Evropën juglindore (FEEJ), Halkbank AD Skopje nënshkroi linjë të re afatgjate kreditore prej 10 milionë euro me të cilat do të sigurojë financimin e ndërmarrjeve mikro dhe makro, si dhe financimin për përmirësimin e banimit.

Kjo linjë kreditore e përforcon aftësinë e Halkbank që të ofrojë produkte të strukturuara përkatëse kreditore për banim, dedikuar për popullsinë, si dhe të sigurojë kredi afatgjata investive të cilët do ti kënaqin nevojat financiare të ndërmarrjeve mikro dhe makro.

KUSHTET PËR KREDI

Kredia është dedikuar për kreditimin e ndërmarrjeve private mikro dhe të vogla (NMV) dhe ndërmarrës të regjistruar në territorin e Republikës së Maqedonisë.

Lëndë e kreditimit:

  • Mjete xhiruese (furnizim me repromateriale, mallra tregtarë dhe materiale të tjera);
  • Mjete themelore (pajisje, makina, instalime, tokë, renovim dhe modernizim të sipërfaqeve afariste dhe reparteve prodhuese).

Shuma e kredisë: deri 50.000 EUR.

Norma e interesit: 

  • 7,9% në vit, fikse për kredi afatshkurtëra prej 0,00 deri 25.000 EUR;
  • 7,9% + EURIBOR-i 6m në vit për kredi afatgjata prej 0,00 deri 25.000 EUR;
  • 6,9% на në vit, fikse për kredi afatshkurtëra prej 25.001 EUR deri 50.000 EUR;
  • 6,9% + EURIBOR-i 6m në vit për kredi afatgjata prej 25.001 EUR deri 50.000 EUR.

Nëse EURIBOR-i 6 mujor është negativ konsiderohet zero.

Afati i kthimit:

  • deri 36 muaj, për mjete xhiruese;
  • për mjete themelore, jo më gjatë se 30.11.2024.

Grejs periudha:

  • deri 6 muaj, për mjete xhiruese;
  • deri 12  muaj, për mjete themelore.

Mënyra e kthimit:

  • Anuitete mujore dhe revolving për kredi afatshkurtëra;
  • Anuitete mujore për kredi afatgjata;

Kompenzimi për përpunim:

  • 0,50% për mjete xhiruese (kredi deri 12 muaj afat të kthimit);
  • 1% për mjete themelore (kredi mbi 12 muaj afat të kthimit).

Sigurimi/Kolaterali: Kombinim të këtyre instrumenteve: Hipotekë në paluajtshmëri, Peng të sendeve dhe të drejtave të lëvizshme, Zhirantë, Ndërmarrje garantuese dhe instrumente të tjera për sigurim/kolateral të pranueshme për Bankën.

Për informacione plotësuese na kontaktoni ose vizitoni degën/ekspoziturën tuaj më të afërt.

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.