Karakteristikat

Në përkushtim të sigurimit të cilësisë së lartë të shërbimit Е-banking, dhe qëllimit për të qenë në hap me trendet bashkëkohore, Halkbank AD Skopje Ju ofron beneficione të shumta në këtë pjesë.

Në përgjithësi, shërbimi ofron shumë më tepër informacione për dallim nga fakti nëse vizitoni sportelin e bankës edhe atë në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë. E-bankingu Juaj mundëson kryerjen e transakcioneve nga kudo.

Përparësitë 

Kënaquni në përparësitë e Bankingut elektronik dhe menxhoni me lehtësi llogaritë Tuaja

  • Mundësi për kontrollin e llogarive Tuaja, kartelave kreditore, depozitave dhe kredive 
  • Ekstrakte nga llogaritë Tuaja 
  • Transakcione ditore
  • Transakcione të realizuara për periudhë të caktuar
  • Të gjitha llojet e pagesave – në denarë, deviza si dhe krijime të shablloneve
  • Të gjitha punët tjera që mund ti bëni në Bankë
    Përmes Bankingut elektronik mundeni plotësisht ti menaxhoni llogaritë Tuaja

 

Pyetjet

Si mund të aplikoj për e-banking për persona juridikë?

Duhet të vizitoni degën më të afërt të Halkbank dhe të aplikoni për banking elektronik për persona juridikë, duke plotësuar një formular. Dorëzohet formular i posaçëm me privilegjet e nevojshme për çdo llogari dhe për çdo ndërmarrje për të cilat nevojitet qasje. Formulari është në dispozicion në veb faqen e Halkbank AD Skopje, në këtë link

https://ibanking.halkbank.mk/Corporate/iBanking/Manuals/Baranje_za_elektronsko_pravni.pdf

prej nga mund ta shkarkoni dhe plotësoni dhe pastaj ta dorëzoni personalisht në degën më të afërt. Nëse Ju nuk jeni person i autorizuar në ndërmarrje, duhet të siguroni autorizim nga personi kompetent. Pas aplikimit në degë dhe nënshkrimit të kontratës, do Ju përgatitet token me PIN përkatës për disa ditë pune. Më detajisht udhëzimi gjendet në këtë link

https://ibanking.halkbank.mk/Corporate/iBanking/Manuals/Korisnicko%20upatstvo-Corporate.pdf

Sa është kompenzimi për shfrytëzimin e bankingut elektronik për persona juridikë?

Shfrytëzimi i shërbimit të bankingut elektronik për persona juridikë nënkupton përpunimin e tokenit që kushton 1500 denarë me vlefshmëri prej 3 viteve. Nëse posedoni token të dhënë nga dhënësi i autorizuar i çertifikatave (KIBS ose Telekom) lidhja e tij është falas.

Çfarë dokumentacioni nevojitet?

Kërkesë për shfrytëzimin e bankingut elektronik për persona juridikë.

Kontratë për shfrytëzimin e bankingut elektronik për persona juridikë.

Vërtetim për pranim-dorëzimin e tokenit.

A ka nevojë për token?

Po. Për shfrytëzimin e bankingut elektronik për persona juridikë duhet token, pa marrë parasysh llojin e privilegjeve (kqyrje, krijim të urdhërpagesave, nënshkrimi i urdhërpagesave ...). 

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.