3D SECURE SIGURI GJATË PAGESAVE NË INTERNET

Shfrytëzoni kartelat e Halkbank AD Skopje gjatë pagesave onlajn  dhe ndjehuni sigurtë!

Internet blerja e përditshme dhe shfrytëzimi i kartelave gjatë transakcioneve onlajn po rritet, duke marrë parasysh kujdesin dhe sigurinë për klientët tanë shfrytëzues të kartelave dhe me kënaqësi Ju informojmë se Halkbank AD Skopje po e implementon nivelin më të lartë të teknologjisë për rritjen e sigurisë gjatë blerjeve në internet.   

3D Secure protokoli bëhet i disponueshëm vetëm për kartelat debitore dhe kreditore Visa dhe Mastercard të lëshuara nga Halkbank AD Skopje të cilat janë të siguruara me çertifikata ndërkombëtare ‘’Verified by Visa’’ dhe ‘’Mastercard  SecureCode‘’ .

Cilat janë përfitimet nga protokoli 3D Secure?

Me implementimin e protokolit 3D Secure, kartelat Visa dhe  Mastercard të lëshuara nga Halkbank AD Skopje janë me standard më të lartë ndërkombëtar për mbrojtje në internet. Inkorporimi i protokolit dinamik 3D Secure, çdo shfrytëzues i kartelës së lëshuar nga Halkbank AD Skopje lirisht mund të lëshohet në blerjet në internet sepse i siguron nivel më të lartë të sigurisë për mbrojtje në internet.

Karakteristikat dhe funksionimi i protokolit 3D Secure?

Për çdo pagesë në internet mbi  800,00 mkd  me implementimin e sistemit 3D Secure konfirmohet autenticiteti dhe identiteti i shfrytëzuesit të kartelës. Kryhet verifikim plotësues i transakcioneve në internet dhe çdo shfrytëzues pranon  SMS porosi me OTP fjalëkalim për një përdorim (one time password )  në telefonin mobil të tij në momentin e realizimit të transakcionit.

Fjalëkalimi OTP është i nevojshëm për kompletimin e suksesshëm të transakcionit në internet. Futet fjalëkalimi dhe pastaj verifikohet autenticiteti i transakcionit.

Për realizimin me sukses të transakcioneve Tuaja duhet që të keni të përditësuar telefonin Tuaj mobil. Të njejtin mund ta përditësoni në degën më të afërt ose të lajmëroheni në Kontakt qendrën e Halkbank AD Skopje  24/7 në numrin e telefonit 02/3296-330

Shembull për transakcion e-commerce dhe si saktë të futet fjalëkalimi OTP:
*Pas futjes së numrit Tuaj të kartelës për të kryer transakcionin pranoni SMS me OTP fjalëkalim numerik për një përdorim  p.sh. ( 123456)

*Nëse pagesa është me kartelë Mastercard

E shkruani fjalëkalimin e pranuar OTP dhe klikoni në fushën

Konfirmo

*Nëse pagesa është me kartelë Visa

Cilat janë përparësitë për shfrytëzuesit e kartelave debitore dhe kreditore? 

Me protokolin 3D Secure të gjithë shfrytëzuesit e kartelave  Visa dhe  Mastercard të lëshuara nga Halkbank AD Skopje e kanë nivelin më të lartë të mbrojtjes gjatë pagesave në internet. Nëse pagesa në internet realizohet te tregtari i cili është 3D Secure certified, shfrytëzuesit janë të mbrojtur nga vjedhja e identitetit si dhe nga keqpërdorimi i të dhënave të kartelave (numri i kartelës, data e vlefshmërisë dhe kodi CVV2) .

Të gjithë tregtarët që janë  3D Secure  certified gjithmonë duhet ti kenë këto shenja dhe rekomandojmë që të gjithë shfrytëzuesit e kartelave debitore dhe kreditore të Halkbank AD Skopje ti preferojnë internet shitoret me këto shenja gjatë pagesave në internet.

Përdorimi i protokolit 3D Secure është falas për të gjithë shfrytëzuesit e kartelave debitore dhe kreditore të lëshuara nga Halkbank AD Skopje dhe në mënyrë të sigurtë mund të kryejnë pagesa në internet kudo nëpër botë.

Informohu për

Trego
Nevojën tënde!

Informohu për

KURSIM PËR FËMIJË

Kurse
për fëmijët tuaj

E drejta e autorit 2015 HALKBANK AD Skopje. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.